Kuvendet studentore universitare të UKIM, Universiteti i Europës Juglindore , FON, Kolegji Amerikan, FOP, Universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca Studentore” nesër do të marshojnë së bashku për të kërkuar të drejtat e tyre.

USS (parlamenti studentor)   e UKIM njoftoi se lufta e studentëve është e përbashkët dhe vetëm të bashkuar dhe së bashku do të arrijnë të mbrojnë të drejtat dhe të përmbushin kërkesat e tyre: ndarjen e mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet studentore, zbatimi i ligjit për ushqimin e studentëve dhe rritja e shumës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe dixhitalizimi.

Ju presim të enjten, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, me fillim nga ora 17:30, të dalim së bashku, të bashkuar në një marshim të madh studentor, ku duke nisur nga Qeveria e deri te Ministria e Arsimit dhe Kulturës, ne do të përfundojmë marshimin tonë dhe do t’i shprehim qartë dhe me zë të lartë kërkesat tona. Ftojmë të gjithë ata që janë aktivisht të përfshirë në arsim, përfshirë gjimnazistët, profesorët, dekanët dhe rektorët të na mbështesin dhe t’i bashkohen marshimit. Të luftojmë të gjithë së bashku për të drejtat tona studentore dhe një standard më të mirë studentor, thuhet në njoftimin e USS të UKIM.

About Author