Njëra ndër detyrat e punëtorit shëndetësor është ta edukojë të sëmurin, respektivisht mësimi shëndetësor me qëllim që ta përfi tojë për bashkëpunim në procesin e mjekimit dhe t’ia ngrit vetëpërgjegjësinë.
Gjatë kësaj shfrytëzon:
1. MËSIMIN INDIVIDUAL – që përbëhet në dhënien e këshillave në lidhje me ushqimin, pushimin, marrjen e medikamenteve. Gjatë kësaj duhet ta përshtat gjuhën me nivelin arsimor të të sëmurit me qëllim që të kuptohet. Nuk guxohet të teprohet me dhënien e këshillave, porse të thuhet vetëm ajo që është e rëndësishme dhe të cilën i sëmuri nuk e di. Në këtë mësim bën pjesë edhe demonstrimi kur të sëmurit i sqarojmë me ndihmën e fotografi ve apo pasqyrave praktike.
Njëra ndër shembujt e këtillë të mësimit është kur të sëmurin nga diabetes melitus e mësojmë se si të japë injeksione insulina. Gjatë kësaj së pari demonstrojmë ne, pastaj i sëmuri demonstron në prezencën tonë dhe nëse nevojitet do të përsëritet tërë manipulimi me qëllim që të mënjanohen parregullsitë dhe gabimet eventuale.
2. PUNËN GRUPORE – shpesh aplikohet në organizatat shëndetësore, atëherë kur dëshirojmë të ndikojmë në mendimet e të sëmurëve dhe në ndryshimin e qëndrimeve të tyre. Gjatë punës grupore arrihet në më tepër ide, kurse idetë dhe qëndrimet e gabuara më lehtë zbulohen dhe mënjanohen, dhe nxitet gjendja e zgjidhjeve të reja.
· Për punë të suksesshme grupore nevojiten disa kushte: të gjithë të pranishmit (të sëmurët, personeli, anëtarët e familjes), të dinë se cili është qëllimi i punës grupore, të ekzistojë diskutimi në të cilën të pranishmit do t’i prononcojnë mendimet e veta, kurse të tjerët do të dëgjojnë me kujdes, mendimet e ndryshme të mos fshihen, të kritikohen, por pa drejtime fyerjesh të personalitetit, atmosfera të jetë relaksuese dhe pa fyerje dhe sulme. Puna në grup u tregua si mjaft efi kase në tretmanin e mjekimit të sëmurëve të varur.
3. SUGJESTIONIN – do të thotë ndikimi i mendimit të tjetrit ashtu që në mënyrë jokritike merr mendime të huaja. Jokritike do të thotë se i nënshtrohet sugjestionit pa provë dhe pa mendim të vetin.
Njerëzit e sëmurë i nënshtrohen sugjestionit nga ana e punëtorëve shëndetësorë. Kjo mund të jetë e drejtpërdrejtë, kur punëtori shëndetësor që ta inkurajojë të sëmurin e lavdëron gjendjen e tij shëndetësore, që objektivisht nuk është ndryshuar.
Tek të sëmurët ndikon ky sugjestion dhe me të vërtetë shpejt do të ndihen më mirë. Sugjestioni i tërthortë shumë bukur tregohet me të ashtuquajturin „efektin placebo”. Të sëmurëve me kokëdhimbje u jepen tableta të cilat për nga forma, paketimi dhe shija u ngjanë analgjetikëve, kurse në fakt nuk përmbajnë kurrfarë medikamentesh. Pas një kohë tek dy të tretat e të sëmurëve, kokëdhimbjet pushojnë!
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK