Ne, njerëzit e shekullit 21, mund të mendojnë për veten si pjesë e zhvillimit të teknologjisë, por kur bëhet fjalë për mitet teknike, besoni ose jo, ato ende ekzistojnë. Për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të teknologjisë, ekzistojnë një numër i madh i informcioneve rreth teknologjisë aktuale. Ndërsa disa nga këto informacione janë të vërteta,kurse pjesa tjetër janë thashetheme pa ndonjë mbështetje teknike. Ne kemi siguruar disa fakte rreth miteve që përdoren lidhur me teknologjinë.

Miti#1

Incognito (dritarja e fshehtë) ju bën të padukshëm karshi botës.

Fjala “incognito” do të thotë identitet i rremë. Pra, kur shfletuesit (search engine) ofruan modalitetin inkonjito, automatikisht supozohej se krijon një pengesë të padepërtueshme midis një kompjuteri dhe botës së jashtme. Realiteti është krejt i ndryshëm. Modaliteti i fshehtë (incognito) rritë privatësinë dhe sigurinë e tij pasi historia e shfletuesit nuk është ruajtur në këtë regjim. Gjithashtu, cookies (është pjesë e informacionit që dërgohet nga website-i gjatë kohës që shfrytëzuesi është i kyçur në makinën e kërkimit -browser-) të cilat krijohen gjatë kësaj mode fshihen automatikisht kur dritarja mbyllet. Por, modaliteti i fshehtë nuk e pengon tërësisht që çdo kompjuter të gjurmohet. Faqet e internetit që hapni në regjimin e fshehtë (incognito) ende mund të gjurmojnë informacion rreth jush. Ofruesi juaj i internetit (internet provider) gjithashtu mund të gjurmojë faqet që vizitoni gjatë kohës që jeni në regjimin e fshehtë. Kjo mënyrë gjithashtu nuk e mbron pajisjen nga viruset dhe programet e tjera me qëllim të keq.

Miti#2

Viruset nuk ndikojnë në kompjuterët e Apple Macintosh.

“Mac” është padyshim më i sigurtë dhe më i siguruar se kompjuterat me sistem operativ Windows. Kjo për shkak se sistemi operativ Mac është i bazuar në Unix dhe Unix ofron një numër të veçorive të sigurisë të integruar. Përveç kësaj, Apple ka përfshirë një numër masash sigurie që e bëjnë sulmin ndaj një Mac mjaftë sfidues.

Përkundër këtyre masave të sigurisë, ekzistojnë malware për Mac-in dhe disa prej tyre janë të rrezikshme. Disa nga viruset më të rrezikshme të Mac janë: OSX / Leap, OSX / DNSChanger, OSX / RSPlug, OSX / XHTML, OSX / MacSweeper, OSX / Krowi, OSX / ThinkSpy, OSX / MacDefender, OSX / Dok dhe shumë të tjerë..

Miti#3

Përdorimi i vazhdueshëm i telefonave celularë mund të shkaktojë kancer.

Sa shpesh dëgjojmë se celulari shkakton kancer? Ndoshta çdo ditë. Por, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit të Shteteve të Bashkuara: “Energjia e frekuencës së radios, ndryshe nga rrezatimi jonizues, nuk shkakton dëm të ADN-së që mund të çojë në kancer. I vetmi efekt biologjik i vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme tek njerëzit është një vonesë e vogël e ngrohjes së indeve. Në studimet e kafshëve, nuk është gjetur të shkaktojë kancer ose të rrit shkaqet e kancerit ndonjë kancerogjen i njohur nga kemikalet.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Një numër i madh studimesh janë kryer gjatë dy dekadave të fundit për të vlerësuar nëse telefonat celularë paraqesin rrezik potencial shëndetësor. Deri më sot, nuk janë krijuar efekte të dëmshme shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i telefonit celular “.

Miti#4

Rifreskimi i ekranit të desktopit do të rrisë shpejtësinë e kompjuterit duke e bërë atë të punojë më shpejtë.


Për ta bërë kompjuterin tonë më të shpejtë ne shpesh klikojmë me të djathtën e miut në hapësirën boshe të ekranit të punës dhe e rifreskojmë atë. Sidoqoftë, ajo që është e vërtetë, nëse nuk bëhen modifikime për ikonat dhe shtigjet e tyre, freskimi i desktopit nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Në thelb, freskimi i desktop-it nuk është e nevojshme për të rritur shpejtësinë e kompjuterit.

Miti#5

Numëri i lartë i pixel-ëve të kamerës së telefonit do të thotë se kamera do të bëjë foto më kualitative.

Çdo muaj po lansohen telefona të ri duke pretenduar se kanë një aparat fotografik më të mirë nga arsyeja se përmbajnë dhe kanë rritur numrin e megapikselëve. Sidoqoftë, shpesh mund të gjeni se një aparat fotografik me 5 mgapixel do të mundësojë foto më të mira se një aparat 12 megapikselësh. Kjo për shkak se numri i megapikselëve nuk është garanci për performancë më të lartë fotografike. Formula për fotot fantastike duhet të marrë në konsideratë të gjithë modulin e kamerës, që përfshin madhësinë dhe materialin e lentës kryesore të kamerës, sensorin e dritës, hardware-in e përpunimit të fotos dhe softuerin që lidh të gjithë së bashku.

Miti#6

Mbajtja e laptopit në prehërin tuaj për një kohë të gjatë do t’ju bëjë steril.

Lidhja midis laptopëve dhe pjellorisë ka qenë një temë e debatuar gjatë. Kur bëhet fjalë për femrat, supozohet se ato janë absolutisht më të sigurta. Kjo është për shkak se vezët prodhohen në mitrën e thellë brenda trupit të një gruaje. Pra, nxehtësia nga një laptop ose ndonjë burim tjetër i jashtëm nuk ka të ngjarë të jetë aq intensive sa që rrit temperaturën e trupit tuaj të mjaftueshëm për të dëmtuar vezoret dhe për të dëmtuar prodhimin e vezëve.

Efekti mbi meshkujt është një temë më e debatuar. Dihet mirë se rritja e temperaturës ndikon negativisht në prodhimin e spermës. Është një fenomen që është vërejtur tek biçiklistat, vrapuesit, dhe entuziastët e dushit të nxehtë. Por hulumtimi në mes të testikujve të burrave dhe ngrohjes së laptopit është bërë gjithmonë nën eksperimentimin e kontrolluar. Normalisht, njerëzit nuk duhet të mbajnë laptopin e tyre mbi pjesët private të trupit të tyre privatë për aq kohë sa kjo mund të shkaktojë ndonjë dëm të përhershëm. Mbajtja e hapësirave private të ventiluara mirë rezulton drejt zhdukjes së çdo dëmtimi të mundshëm.

Miti#7

Mos heqja e sigurt e USB do të fshijë të dhënat.

Kur shkëpusim një pajisje USB nga çdo kompjuter, këshillohet që gjithmonë të klikoni në “Safely Remove Hardware” përpara se të hiqni pajisjen. Për një kohë të gjatë, njerëzit kanë supozuar se mosbërja e tyre do të korruptojë të dhënat. Por në të vërtetë, ajo vetëm çon në të dhëna të korruptuara nëse ndonjë skedar është lexuar ose po shkruhet në ose nga USB. Nëse nuk ekziston asnjë veprim ose shkëmbim që transferohet mes pajisjes dhe USB-së, mund të hiqni pajisjen USB nga kompjuteri pa klikuar në opsionin safely remove hardware.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_B