Tromboza paraqet një prces patologjik gjatë të cili formohet ngjizje e gjakut në enën e gjakut tromb nga elementet e gjakut, fibrinat. Koagulimi I gjakut është process fiziologjik, me të cilin organizmi mbrohet nga gjakderdhja. Formimi intravaskular i trobit shkaktohet si rezultat i ndërrimit të përbërjes së gjakut, dëmtimit të murit të enëve të gjakut dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut.
Trombet e formuara enën e gjakut mund ta mbyllin plotësisht ose pjesërisht dhe me atë ta çrregullojnë qarkullimin e gjakut dhe furnizimin e indeve me materie ushqyese dhe oksigjen. Trombet më së shpeshti formohen në venët e këmbëve, por edhe në enët tjera të gjakut (arteriet dhe venat) si dhe në zemër. Nëse trombi shkëputet nga muri I enës së gjakut dhe niset kah qarkullimi I gjakut, mund të vijë deri tek embolizmi dhe zënia e enëve të rëndësishme të gjakut. P.sh trombet nga ekstremitetet e poshtme mund të hasen në vena cava inferior, prej aty në zemrën e djathtë dhe në qarkullimin e mushkërive, gjatë së cilës paraqitet emboli mushkërore me pasoja të rënda-vdekje.
Në procesin e trombozës diferencohen dy faza:
Faza e parë – formimi i trombit të bardhë, i përbërë nga trombocite të aglutinuara dhe fibrin.
Faza e dytë – formimi I trombit të kuq, i përbërë nga fibrini dhe elemente të gjakut-eritrocite dhe leukocite.
Në procesin e trombozës, marrin pjesë faktorë koagulues të gjakut dhe indeve si dhe elemente të gjakut – trombocitet dhe eritrocitet. Paraqitjen e trombozës e stimulojnë disa faktorë:
1. staza e gjakut;
2. ndryshime në murin e enës së gjakut;
3. ndryshime në përbërjen e gjakut ose hiperkoagulabilitet.
1. Staza e gjakut është qarkullim i ngadalësuar i gjakut në vena dhe paraqitet në disa raste:
а) së pari paraqitet staza, pastaj edhe tromboza në nëngjurin e majtë, për shkak të shtypjes në arterien e djathtë iliake mbi venën e këmbës së majtë, gjegjësisht anatomia e enëve të gjakut;
b) staza paraqitet tek pacientët e imobilizuar, përshkak të shtrierjes më të gjatë në krevat, të sëmurë pas operacionit. Tromboza manifestohet në ekstremitetet e poshtme dhe venat e komplikut. Trombocitet gjatë qarkullimit të ngadalësuar marrin pozitë margjinale kah murri I enës së gjakut, duke u shkëputur nga qarkullimi qendrorë aksijal. Gatë kontaktit me endotelin e enës së gjakut formohen kushte për interakcion, kontakt, lirim të adenozin dy fosfatit (ADP), para së gjithash për shkak të ngarkesave të ndryshme elektrike si dhe formohet edhe mundësia për agregacion dhe aglutinim. Ky është fi llimi I formimit të trombit;
c) staza paraqitet edhe tek të sëmurë të rëndë që rëndë marrin frymë, e me këtë zvogëlohet edhe derdhja e gjakut në zemrën e djathtë. Kjo është arsyeja e stazës, e më vonë edhe e trombozës;
d) tek të sëmurë të paralizuar ose të sëmurë tek të cilët aktiviteti I muskujve është si pompë për ndihmmesë të kthimit venoz të gjaut.
2. Faktori vaskular. Dëmtimi I murrit të enës së gjakut nga trauma, ndezje, operime të ndryshme dhe ndryshime aterosklerotike sjellin deri në trombozë. Vendi I dëmtuar I enës së gjakut liron ADP, e cila e ndihmon agregacionin e trombociteve e ajo formimin e trombit.
3. Hiperkoagulabiliteti. Gjatë ndryshmeve të shumta të përbërjes së gjakut tromboza është më e shpeshtë. Zmadhohet numri I trombociteve (trombocitemia), si dhe aktivizimi I faktorëve të gjakut dhe indeve për koagulim për arsye të ndryshme.
Burimi: LIbri “Bazat e kujdesit”
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK