Paraqitja e Universitetit për turizëm dhe menaxhment në Shkup, nëpërmjet transformimit të Fakultetit për turizëm – Shkup, nënkuptonte edhe plotësim të zbrazëtirës shumëdekadëshe në sistemin e arsimit të lartë në vend. Fakultetet e reja, në kuadër të Universitetit, ofruan programe ligjërimore që garantojnë përparim të plotë jo vetëm në procesin e të mësuarit, por garantojnë edhe sukses të plotë në formimin dhe menaxhimin e karrierës së vetë profesionale. Në krijimin e programeve ligjërimore të fakulteteve, theks kryesor është i vendosur në bashkimin e teorisë me praktikën. Krijuam qendër akademike që me të gjithë fuqinë tonë fokusohemi te studentët. Krahas diturisë dhe aftësive lidhur me ekonominë turistike, studentët i përvetësojnë edhe sekretin e funksionit menaxherik, vendimmarrjes profesionale, krijimit të mendimit pozitiv dhe imazh të organizatave nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve kualitative me publikun, sekretet në udhëheqjen me resurset njerëzore, mënyrën e ngritjes dhe zhvillimin e biznesit të vogël, udhëheqje me proekte dhe të ngjashme. Punët që studenti i diplomuar mund ti kryejë, pas diplomimit të një nga fakulteteve në kuadër të Universitetit, gjithashtu, janë të shumëta. Kjo për arsye se qëllimi ynë kryesor nga studentët e rregulltë është që nëpërmjet Universitetit të dalin profesionistë që do të jenë të aftë për t’u përballuar me rreziqet e jetës në çdo fushë, njerëz që do të jenë përfaqësues kompetentë, por jo shikues të rastit dhe udhëheqjes së jetës profesionale personale.
Kujdes të veçantë gjatë zgjedhjes së kuadrit profesional kemi bërë që profesorët e angazhuar janë profesionistë të mëdhenj që me vete bartin edhe përvojë të madhe praktike.
Në kuadër të Universitetit, si mbështetje të studentëve, veprojnë: Sektori për marrëdhënie me publikun, Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marketing, Qendra për karrierë, Sektori për sipërmarrësi etj.
Nga aty, Universiteti për turizëm në Shkup nuk paraqet vetëm universitet të ri, për edhe ide kompletisht të re dhe metodologji për kryerjen e studimeve.
Misioni, Vizioni, Njohja
Misioni ynë është krijimi, zbatimi dhe përmbajtja e një kualiteti të lartë në arsim, kujdes dhe promovim të traditës, përgatitje të liderëve që do të dinë të përballen me rreziqet që do t’u paraqesin karrierat e tyre profesionale. Në këtë mënyrë, krijomë liderë që, duke e dhënë maksimumin tone në organizatat që do të jenë të angazhuar, kontribuojnë për përparimin e përgjithshëm të shoqërisë.
Vizioni ynë është njohja ndërkombëtare e studentëve. Themelimi i një universiteti që sipas metodologjisë së të marrurit dituri, aftësi dhe kompetenca është sinonim për standarde të larta dhe kërkesë për mirëmbajtje të kualitetit. E gjithë kjo na siguron vend në rendin e inversiteteve që me liderë në fushën e arsimit të lartë në Evropë dhe në botë.
Njohuritë tona kryesore janë:
– Standarde të larta – në gjithçka që bëjmë
– Aktualitet
– Teori
– Punë praktike
– Kompetenca dhe relevantë
– Verifikim – të diturive
– Transparencë
– Dallim