Uber bleu një shumicë aksionesh në start up-in e shpërndarjes së ushqimeve Cornershop dy vjet më dhe tani po merr përsipër 47% e mbetur, raporton CNBC.
Shuma e transaksionit nuk dihet, por aksionet e Uber në fillim të javës u ulën për 2.47%.
Cornershop aktualisht ofron shërbime në Shtetet e Bashkuara, Peru, Brazil, Kolumbi dhe Kanada
“Uber zotëronte tashmë rreth 50% të Cornershop dhe ne pamë se si puna së bashku mund të arrinte rezultate të mëdha, të tilla si pushtimi i Brazilit, ku u bëmë udhëheqës të tregut. “Por për të përdorur potencialin e plotë të partneritetit tonë, ne duhet të funksionojmë si një kompani,” tha Oscar Hertonson, themelues i Cornershop.
Transaksioni pritet të finalizohet në korrik.
Uber po përqendron përpjekjet e saj në segmentin Eats, i cili ka qenë veçanërisht i spikatur në pandemi.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK