Investitori Michael Barry parashikon rënien e tregut të kriptovalutave. Menaxheri i fondit mbrojtës, i cili u bë i famshëm me filmin The Big Short dhe i cili solli fitime të mëdha për investitorët e tij duke parashikuar kollaps të tregut të pasurive të patundshme, tani njofton se “nëna e të gjitha fatkeqësive” po vjen.

Barry vuri në dukje leverage  si një problem kryesor për kriptovalutat. Siç paralajmëroi ai, investitorët që blejnë kriptovaluta “regjistrohen për humbje shkatërruese”

Barry shtoi se frika e njerëzve për të humbur ka çuar çmimet në nivele të paqëndrueshme. Kreu i Scion Asset Management  paralajmëroi gjithashtu adhuruesit e kriptovalutave që huazojnë pa mend për të blerë monedhat e tyre të preferuara.

Çfarë është leverage?

Leverage është një strategji investimi për të përdorur paratë e huazuara, përmes instrumenteve financiare ose kapitalit të huazuar direkt, për të rritur kthimin e mundshëm të investimit. Leverage mund t’i referohet gjithashtu shumës së borxhit që kompania përdor për të financuar pronën.

Burimi: Biznisinfo.mk

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author