Një ueb aplikacion është një aplikacion që qaset përmes një rrjete siq është Internet. Termi mund të kuptohet edhe si aplikacion softuerik që është i hostuar në një hapësirë për kontrollimin e shfletuesëve ose i koduar në ndonjë gjuhë që suporton ueb shfletimin (siq është JavaScript, i kombinuar me markup language si HTML) që mundëson ekzekutimin e aplikacionit.
Ueb aplikacionet janë të njohura për shkak të përkrahjes së gjithë ueb shfletuesve, dhe lehtësinë për përdorimin e ueb shfletuesit si klient. Mundësia për ti rinovuar dhe ruajtur ueb aplikacionet pa pasur nevojë për instalimin e një softueri në potencialisht mijëra shfrytëzues është një arsye për popullaritetin e tyre.
Ueb aplikacionet si ueb dokumentet janë të shkruara në një format standard si HTML (tash edhe në XHTML), dhe që përkrahën prej ueb shfletuesve të ndryshëm.
Në përgjithësi, secila ueb faqe individuale i dërgohet klientit si një dokument statik. Ueb shfletuesi interpreton dhe i shfaq faqet , dhe luan rolin e një klienti universal për qdo ueb aplikacion.
Përmes Java, JavaScript, DHTML, Flash, Silverlight dhe teknologjive tjera, metodat specifike si vizatimi ,dëgjimi i zërit , dhe qasja në tastaturë dhe maus janë të gjitha të mundëshme. Shumë shërbime janë projektuar që të kombinohen së bashku me synim që të ketë një ndërfaqe sa më interaktive dhe që është i adaptueshëm edhe me sistemin operativ. Teknikat si drag and drop përkrahen poashtu nga këto teknologji. Ueb zhvilluesit shpesh përdorin skriptimin në anën e klientit për të shtuar funksionalitetin,veqanërisht për të krijuar një eksperiencë interaktive që nuk ka nevoje për ristartim të faqes. Së fundi, teknologjitë janë zhvilluar në atë mënyre që të zhvillohen në koordinim me anën e klientit dhe anën e serverit siq është PHP. Ajax, një teknikë për ueb zhvillim, është një shembull i këtyre teknologjive për të krijuar ndërfaqe sa më interaktive.