Apple është duke e bërë çdo ditë e më të vështirë që kompanitë të ndjekin të dhënat e shfrytëzuesve nëpër aplikacione – dhe Facebook thotë se kjo mund të ketë efekte shkatërruese në një pjesë të biznesit të saj.

Të mërkurën, gjigandi i rrjeteve sociale me seli në Silicon Valley publikoi një lajm ku shfaqi ndryshimet që Apple ka planifikuar për sistemin operativ iOS 14. Apple synon të parandalon që aplikacionet t’i gjurmojnë shfrytëzuesit duke përdorur identifikimin unik të pajisjes ose IDFA (Identifier for Advertisers) pa lejen e tyre eksplicite, diçka që Rrjeti i Audiencës së Facebook-ut (Facebook’s Audience Network) përdor për të personalizuar reklamat në third-party aplikacionet.

Facebook tha që veprimi i tillë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në Rrjetin e Audiencës (Audience Network), duke ulur të ardhurat e tij në iOS deri në 50% për shkak të paaftësisë për të ofruar reklama më të vlefshme dhe të synuara. Madje, mund edhe ta detyrojë Facebook-un të ndalojë krejtësisht zhvillimin e Rrjetit të Audiencës për iOS, u deklaruan nga kompania.

“Ky nuk është një ndryshim që ne duam të bëjmë, por për fat të keq azhurnimet e Apple në iOS 14 e kanë detyruar këtë vendim. Ne e dimë se ky azhurim (iOS 14)  mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e botuesve për të fituar para përmes Rrjetit të Audiencës dhe përkundër përpjekjeve tona më të mira, ky ndryshim mund ta bëj Rrjetin e Audiencës aq të paefektshëm sa të mos ketë kuptim që në të ardhmen ta ofrojmë atë në iOS 14 “, thuhet në lajmin e publikuar.

Rrjeti i Audiencës është vetëm një pjesë e të ardhurave të Facebook-ut (ende e pa qartë se sa të ardhura fitohen), dhe biznesi i tij thelbësor i reklamimit brenda aplikacioneve të veta nuk do të ndikohet nga ky azhurim. Por, çdo përpjekje për të frenuar mbledhjen e të dhënave mund të paraqet një kërcënim për Facebook-un, dhe kompania kohët e fundit ka qenë mjaft e zëshme për rreziqet që ndryshimet e platformave dhe rregullatorëve mund të shkaktojnë.

Është një argument që Facebook përsëriti në postimin e tij të ditës së mërkurë: “Ne e kuptojmë se iOS 14 do të dëmtojë shumë prej zhvilluesve dhe botuesve tanë në një moment tashmë të vështirë për bizneset. Ne punojmë me më shumë se 19,000 zhvillues dhe botues nga e gjithë bota dhe në vitin 2019 ne paguam miliarda dollarë. Shumë prej këtyre janë biznese të vogla që varen nga reklamat për të siguruar mbijetesën e tyre.”

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B