Pavarësisht se ku shkoni, është ngushëlluese të dini se gjithmonë mund të shijoni një Coca-Cola. Epo, pothuajse kudo. Ndërsa kjo pije e gazuar shitet praktikisht kudo, ajo ende nuk ka arritur (zyrtarisht) të shkojë në Korenë e Veriut ose Kubë, sipas BBC. Kjo për shkak se këto vende janë nën embargot e tregtisë afatgjata të Sh.B.A-së.

Qeveria Kubase shtetëzoi të gjitha pasuritë e mbajtura nga subjektet e huaja, veçanërisht ato që i përkisnin kompanive amerikane, më 6 gusht 1960 për shkak të sanksioneve që rezultuan, Coca-Cola ndaloi shitjen në Kubë në fillim të viteve 1960 dhe nuk u kthye më. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë një embargo financiare, ekonomike dhe tregtare kundër Republikës së Kubës. Prandaj, asnjë firmë amerikane, përfshirë edhe Coca-Cola, nuk lejohet të tregtisë me Kubën.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione tregtare ndaj Koresë së Veriut në vitet 50’ta dhe forcuan sanksionet pasi Korea e Veriut bombardoji Korenë e Jugut në vitet 80’ta. Tregtia mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara ishte e kufizuar nga 1950 në 2008 në bazë të Ligjit të armiqësisë në vitin 1917.

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S