Nga qeveria e re që gjendet në formim e sipër konstatuan se parashikojnë fillim të viti shkollor nga 1 tetori. Konstatimi u bë nga mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev.

“Fillimi i vitit shkollor do të jetë më një tetor, do të filloj me seleksionim të një pjesë të nxënësve të cilët duhet të arsimohen, mësimi online është koncept për të gjithë”, ka deklaruar Zaev.

Ky konstatim vjen pas vendimit të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës për pjesmarrje në bankat shkollore nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, ndërsa të tjerët të vijojnë mësimet e tyre nga largësia, gjegjësishtë online.

“Janë bërë të gjitha analizat dhe ne kemi një plan konkret që të zhvillohet procesi arsimor, dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë shëndetin e studentëve dhe familjeve të tyre. Qeveria e re do të marrë të gjitha vendimet në kohë. Ndryshimet ligjore janë të domosdoshme që gjithçka të shkojë pa probleme.” – tha Zaev.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author