Ylberët formohen teksa rrezet e diellit shkëlqejnë mbi pikat e lagështisë në atmosferën e Tokës. Pikat veprojnë si prizma, duke e ndarë dritën në ngjyrat e saj përbërëse dhe i dërguar ato në tokë në një sërë këndesh mes 40 dhe 42 gradësh, në drejtimin e kundërt të diellit. Sigurisht, ylberët nuk janë më misteriozë në rrafshin shkencor. Ato prodhohen kur drita kalon nëpër pika sferike:fillimisht ajo thyhet duke depërtuar në sipërfaqen e çdo pike, reflektohet tek pjesa e prapme e pikës, dhe sërish ndahet teksa e lë pikën, me të gjitha këto përthyerje duke i dhënë drejtimin e saj përfundimtar këndit të rënies në tokë. Ky shpjegim ka qenë i njohur që në kohën e fizikantit të shekullit XVII, Isak Njuton. Por, imagjinoni se sa mistikë do të jenë dukur ylberët para asaj periudhe! Për shkak se ata janë kaq të bukur dhe ishin aq të pashpjegueshëm, ato u shfaqën në shumë shoqëri si diqka e “shenjtë”.
Përmblodhi dhe përshtati;
STUDENTET.MK