Të gjithë e dimë se rrezet e diellit krijojnë Vitaminë D, për të cilën do t’ju tregojmë 10 fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur deri më tani.

Si fillim , ndoshta nuk e dini se e vetmja vitaminë në botën e nutricionistëve për të cilën nuk flitet shumë është Vitamina D. Dhe a e dini pse?

Ndoshta arsyeja më e madhe është se vitamina D është plotësisht falas, sepse trupi e krijon atë kur rrezet e diellit godasin lëkurën. Është e thjeshtë, farmacitë nuk mund të shesin rrezet e diellit.

1. Ju ndoshta e dini se lëkura jonë prodhon vitaminë D kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit – rrezatimit UV. Roli kryesor i vitaminës D është të ruajë homeostazën dhe një përqendrim konstant të kalciumit dhe fosfateve në plazmë.

2. Mund ta dini ose jo, se rrezet e diellit  që nevojiten për të prodhuar vitaminën D, nuk mund të kalojnë nëpër xham. Prandaj, kur jeni në shtëpinë, zyrën ose makinën tuaj, trupi juaj nuk  prodhon vitaminë D.

3. Është pothuajse e pamundur të përfitohen sasi të mjaftueshme të vitaminës D nga ushqimi. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është e vetmja mënyrë e sigurt për të prodhuar sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.

4. Nëse dëshironi të merrni sasinë minimale ditore të vitaminës D në trupin tuaj, duhet të pini 3 gota qumësht të pasuruar me vitaminë D.

5. Sa më larg të jetoni nga ekuatori, aq më shumë duhet të ekspozoheni në diell për të marrë mjaftueshëm vitaminë D, për shkak të dobësimit të rrezeve UV.

6. Është një fakt interesant që njerëzit me lëkurë të zezë duhet të ekspozohen në diell 20-30 herë më shumë për të marrë të njëjtën sasi të vitaminës D në krahasim me njerëzit me lëkurë të bardhë. Besohet se kjo është një nga arsyet pse kanceri i prostatës është kaq i zakonshëm tek njerëzit me ngjyrë, domethënë se kjo është për shkak të mungesës së vitaminës D.

7. Sasi të mjaftueshme të vitaminës D janë thelbësore për përthithjen e kalciumit në trup. Pa vitaminën D, trupi nuk mund të absorbojë kalcium, që do të thotë se shtesat e kalciumit janë të padobishme nëse kemi mungesë të vitaminës D.

8. E imagjinueshme apo jo, dijeni që nuk është e mundur “të mbidozohet” me vitaminën D, sepse organizmi e rregullon procesin e krijimit të kësaj vitamine nga rrezet e diellit, duke marrë aq sa i nevojitet. Kjo nuk vlen nëse e marrim nëpërmjet suplementeve.

9. Dhe nëse doni të zbuloni nëse vuani nga mungesa e vitaminës D – thjesht shtypni fort në ashtin e gjoksit (sternum). Nëse keni dhimbje, mund të vuani nga mungesa e vitaminës D.

10. Një fakt jo më pak i rëndësishëm është se – vitamina D duhet të aktivizohet para përdorimit, dhe kjo bëhet pak a shumë nga mëlçia dhe veshkat tona. Tek njerëzit me sëmundje të veshkave ose mëlçisë, aftësia për të aktivizuar dhe përdorur vitaminën D mund të reduktohet.

Ndaj, shfrytëzoni sa më shumë ditët me diell, por megjithatë kujdes me sasitë. Sepse ju vetë e dini – “çdo gjë që është e tepruar – është e dëmshme”.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author