Organizmi i njeriut është një sistem që regjistron çdo gjë që përjeton, dhe një prej armiqve më të mëdhenjë të tij është stresi, dhe është shumë me rëndësi që ju ti njihni simptomat që tregojnë se ju duhet ndryshuar mënyrën e jetesës dhe ta anashkaloni këtë shqetësim.

  1. Jeni të lodhur edhe pse jeni të fjetur. Flini rregullisht dhe me gjumë të plotë por prapë kur zgjoheni ballafaqoheni me lodhësi.
  2. Në mëngjes nuk mund të ngriheni nga dysheku juaj. Kjo vjen si rezultat i pasivitetit të gjëndrës mbiveshkore që tajon hormonin kortizol, hormon ky i cili stimulon në trupin tuaj energji për aktivitet më të shpejt në momentin që zgjoheni prej gjumit.
  3. Ëndrra jo të këndshme dhe ankthe.
  4. Dëshira juaj për ushqime të krypshme është e lartë. Stresi kronik shkakton disbalancim të elektroliteve në trupin tuaj dhe ju nevojitet ushqim më i krypshëm.
  5. Keni marramendje të shpeshta kur ngriteni prej ndokund, qoftë shtrirë apo ulur. Kjo paraqet mungesë të dukshme të elektroliteve.
  6. Shpesh sëmureni nga grypi. Stresi kronik rezulton me ulje të imunitetit, dhe si pasoj e kësaj trupi jonë nuk ka forcë të lufton me bakteriet dhe viruset më të cilët jemi të rrethuar çdo dit.
  7. Nuk merrni guximin të ballafaqoheni me situata të cilat shoqërohen me stres.
  8. Nuk mund ta kaloni ditën pa koffein dhe pije energjetike. Çdo herë siguroheni për një pije energjetike në mënyrë që të jeni më të freskët.
  9. Çdo herë keni kokëdhimbje dhe atë më shumë gjatë vikendit sepse atëherë zvogëlohet edhe niveli i stresit.
  10. Përnjëherë ju paraqiten akne. Si dhe lëkura e irrituar është poashtu shenjë e stresit.
  11. Paraqitje të alergjive të rreja. Hormonet e stresit stimulojnë tajitjen e imunoglabinit E, protein ky i cili është përgjegjës për reakcionet alergjike të trupit.
  12. Dhimbje të stomakut.
  13. Çrregullim i përnjëhershëm i peshës trupore edhe pse nuk keni bërë asnjë ndryshim në dietën tuaj. Vjen si pasoj e stresit që ka ndikuar në hormonin për rregullimin e peshës trupore.
  14. Nuk mund të koncentroheni. Krahasojeni veten me periudhat e mëparshme dhe nëse vëreni ndryshim mund të jetë pasoj e stresit.
  15. Probleme me kujtesën, nuk të mendoni drejtë, ju nevojitet kohë për trurin tuaj që të vij deri te një mendim i saktë, e gjithë kjo pasoj e stresit.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

About Author