Gjithçka që shkruani me laps ose stilolaps është më e lehtë për t’u mbajtur mend. Po është e vërtetë! Aq sa teknologjia përparon me një shpejtësi të pandalshme, asgjë nuk mund të zëvendësojë lapsin dhe stilolapsin. Por a e dini se:

1. Një laps mesatar mund të mprehet 17 herë, mund të vizatojë një vijë 56 kilometra të gjatë dhe të shkruajë rreth 45,000 fjalë.

2. Rreth 300,000 lapsa mund të bëhen nga një pemë me madhësi mesatare.

3. Grafiti, nga i cili prodhohet plumbi i lapsit, u zbulua pranë qytetit Cumbria, Angli në vitin 1500. Krahas përdorimit për të bërë stilolapsa, grafiti përdorej edhe për të shënuar delet.

4. Më shumë se gjysma e lapsave në botë prodhohen në fabrika në Kinë dhe numri i tyre është 10 miliardë lapsa. Kjo sasi lapsash mund të rrethojë tokën më shumë se 40 herë.

5. Një stilolaps gjithashtu shkruan mesatarisht 45,000 fjalë.

6. Stilolapsi i parë u shpik nga gazetari hungarez Laszio Biro në vitin 1938, por patenta për këtë mjet i përkiste John Loud në 1888.

7. Stilolapsi i parë i pendës fountain pen)u shpik në Nju Jork nga agjenti i sigurimeve Lewis Edson Waterman në 1883, dhe ai e patentoi atë në 1884.

8. Stilolapsat fountain pen) kanë aftësinë për të “mësuar”. Metali i butë nga i cili janë bërë ngadalë mësohet dhe përshtatet me stilin tuaj të të shkruarit me kalimin e kohës.

9. Në qershor 1943, Biro dhe vëllai i tij Gjergji, për herë të parë, bëjnë stilolapsa për tregti (Biro pens).

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

About Author