Pritjet e investitorëve të pasur janë ende të prirura drejt aksioneve “dem” dhe në vitin 2022 presin norma më të larta interesi dhe taksash.

Në një sondazh tradicional të CNBC, 41 përqind e milionerëve presin që ekonomia të forcohet vitin e ardhshëm, krahasuar me 35 përqind që thonë se do të dobësohet.

Pak më shumë se gjysma, 52 përqind, presin që S&P 500 të përfundojë vitin 2022 me normën më të ulët të rritjes prej 5 përqind.

Por një zbulim nga sondazhi është më ilustrues kur bëhet fjalë për pritshmëritë e investitorëve dhe sinjalizon një rënie të entuziazmit, dhe një dobësim të oreksit të përgjithshëm të rrezikut, pasi tregu kapërcen me sukses valën e fundit të pandemive dhe frikën e Fed-it për flukset e tregut të aksioneve.

Dy herë në vit, CNBC, si pjesë e Anketës së Milionerëve, pyet investitorët se cilat klasa kryesore të aseteve planifikojnë të rrisin ekspozimin e tyre gjatë vitit të ardhshëm.

Sondazhi i fundit përfshiu 750 investitorë të cilët në përgjithësi shprehën më pak entuziazëm sesa në pranverën e 2021.

Përqindja e milionerëve që thonë se do të rrisin investimet është ulur në të gjitha klasat e aseteve, duke përfshirë aksionet, pronat e investimeve, investimet alternative, investimet ndërkombëtare dhe metalet e çmuara.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author