Në ditët e sotme është shumë e lehtë të shohësh botën dhe jetën në mënyrë negative dhe shumë kanë të drejtë ta shohin atë në atë mënyrë.

Në botën e biznesit, herët a vonë, të gjithë do të hasin probleme të caktuara, por me një qëndrim pozitiv, shumë probleme do të zgjidhen.

Pozitiv dhe produktiv

Optimistët punojnë më shumë, dhe për këtë arsye ndjejnë një ndryshim në përfitimet e biznesit për një periudhë më të gjatë kohore. Njerëzit pozitivë punojnë, janë produktivë, mendojnë për biznesin dhe mënyrat për të arritur atje.

Fuqia e optimizmit

Optimizmi dhe dëshira juaj do të “infektojnë” njerëzit përreth jush – kolegët apo punonjësit tuaj. Të gjithë do të duan një rezultat pozitiv dhe do të bëjnë gjithçka për ta arritur atë.

Strategji për rritjen e optimizmit

Ndonjëherë duhet të mendoni  se ku e shihni veten pas 5, 10, 30 vjetësh dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ju ndodh diçka negative.

Kur të bjerë ora, sado herët, ngrihu menjëherë. Lodhja në mëngjes, pas një gjumi të shkurtër herë pas here, nxit pesimizmin.

Ajrosni rregullisht dhomat në të cilat punoni, merrni frymë thellë dhe pini shumë ujë.

 Pesimistët tërheqin pesimistë të rinj rreth tyre, madje edhe ata optimistë labile kthehen në pesimistë. Qëndroni larg njerëzve të tillë.

Vetëm 15 minuta meditim në ditë mund të bashkojë mendimet tuaja dhe t’ju mbushë me energji pozitive që rrezaton optimizëm.

Gjeni kohë për veten tuaj

Nëse nuk gjeni kohë për veten tuaj, nuk do të jeni të lumtur, dhe nëse nuk jeni të lumtur, nuk do të jeni optimist. Shijojeni ditën, buzëqeshni, pushoni … përpiquni të shijoni çdo minutë të jetës.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author