Ne shpenzojmë më shumë se sa fitojmë – e thënë shpesh dhe gjithmonë e vërtetë. Dhe kjo vetëm sa na shton stresin për pagimin e faturave, përgatitjen e ushqimit ose kursimin për të ardhmen.
Këto strategji do t’ju ndihmojnë të dilni më shpejt nga borxhi, në mënyrë që të mund t’i vendosni paratë tuaja drejt gjërave të duhura.
Bëni një buxhet dhe mos e ndryshoni: Për të parandaluar rritjen e mëtejshme të borxhit, ndaloni shpenzimet e panevojshme. Njohja e asaj që duhet të shpenzoni çdo muaj do t’ju ndihmojë të merrni vendime të përgjegjshme për shpenzimet.
Disiplina: Mos merrni më shumë kredi derisa të shlyeni ato që tashmë i keni borxh.
Gjeni mënyra për të fituar para shtesë: Nëse është e mundur, merrni parasysh marrjen e një pune të dytë derisa borxhi juaj të jetë nën kontroll . Shitja e aseteve që nuk ju nevojiten është një nga opsionet për të mbledhur para për të shlyer borxhin.
Përmblodhi dhe përshtati;
www.studentet.mk