Një nga “inxhinierët” më të mirë të prodhimit të materialeve në natyrë është merimanga. Rrjeti i prodhuar nga ana e saj është fibër i lehtë, i fortë, i patretshëm dhe rezistent ndaj shiut, erës dhe diellit. Fibrat, nga të cilat është ndërtuar rrjeti shumë të holla që mezi të duken, duke i shërbyer merimangës si kurth insektesh. Rrjeti mund të mban sasi të konsiderueshme të pikave të ujit nga mjegulla, vesa apo shiu. Merimanga prodhon fibrat e bukura dhe të përkryera duke qenë e varur në to në temperaturë të dhomës dhe në shtypje atmosferike. Merimanga ka furnizim të mjaftueshëm të lëndëve të para për mëndafshin e saj të përhapet në rrjet mbi distanca të mëdha në krahasim me trupin e saj. Është e zakonshme të shihen rrjete të merimangës në forma dhe madhësi të ndryshme, shpesh shumë herë më të mëdha se madhësia e saj.
Mëndafshi i rrjetit të merimangës është protein që përbëhet nga numër i madh aminoacidesh që përsëriten kryesisht nga glicina dhe alanina. Ajo posedon forcë elastike të krahasueshme me atë të çelikut, apo rreth 1,5 GPa (gigapaskal), por dendësia më e ulët e mëndafshit do të thotë se për masa të barabarta të materialeve, avancon mëndafshi. “Një fije prej mëndafshi të merimangës me trashësi sa lapsi mund ta ndalë një Boeing 747 në fluturim “, thotë Xiang Ëu dhe kolegët e tij nga Universiteti Kombëtar i Singaporit. Kombinimi i pazakontë i fortësisë dhe tërheqjes së lartë i jep karakteristike të rezistencës mëndafshit të merimangës që nuk mund të arrihet te fibrat sintetike me performanca të larta.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK