Për të ruajtur shëndet të mirë duhet të kontrollohet dhe të ekuilibrohet ngrënia e ushqimit dhe e frutave. Krijimi i ekuilibrit të ushqimit do të pengojë çfarëdo dëmi që mund të përmbajnë ato dhe do të optimizojë dobitë e tyre. Hurmat e freskëta të pjekura janë të nxehta dhe të lëngëta në shkallë të dytë.

Ato i ndihmojnë simptomat e përzierjes së dobët të sekrecioneve të këqija të lukthit që shkaktohen për shkak të vlerës së ulët kalorike të ushqimit dhe ndihmojnë gjendjen e substancave me natyrë të ftohtë në lukth.

Ato gjithashtu pajtohen me lukthin, e ndihmojnë absorbimin e materieve ushqyese në zorrë dhe i përmirësojnë dobësitë e tretjes njësoj sikurse e përmirësojnë temperaturën e trupit kur i përziejmë me shurup mjalti dhe uthull ose me trëndafil të egër. Megjithatë, hurmat e pjekura prishen shpejt. Hurmat e freskëta të pjekura e shtojnë sasinë e farës së mashkullit dhe aftësinë seksuale të tij, ndërsa ngrënia e tepërt do ta ngacmojë gjakun, do të shkaktojë dhembje koke, do të krijojë pengesa në enët e gjakut, do të shkaktojë dhembje në fshikëzën urinare, do të shtojë etjen dhe do t’i dëmtojë dhëmbët. Nga ana tjetër, kastravecët kanë shkallën e dytë të ftohtësisë dhe lagështisë.

Ata e shuajnë etjen dhe stimulojë fuqinë me anë të erës së tyre shumë të mirë. Ata e ftohin gjendjen e keqe (përzierjen e katër sekrecioneve themelore të trupit) të lukthit, i ekuilibrojnë funksionet gastrointensitale dhe e ulin temperaturën. Farat e thara të kastravecit, të bluara, të situra dhe të bëra emulzion e shuajnë etjen, do të ndikojnë si diuretik dhe do ta pakësojnë dhembjen e fshikëzës urinare, kurse larja (fërkimi) e dhëmbëve me farat e thara e të bluara të kastravecit i zbardhë dhëmbët. Këto janë vetëm disa nga dobitë e shumta.

Të gjitha së bashku, hurmat e freskëta të pjekura janë të nxehta, ndërsa kastravecët të ftohtë. Secila do t’i kompensojë mangësitë e tjetrës, do t’i ekuilibrojë dhe do t’i përmirësojë proceset mbrojtëse digjestive. Në të Vërtetë kundërvënia ndaj çdo substance të mërzitshme do t’i ekuilibrojë kundërshtitë e saj, do t’i eliminojë dëmet e saj dhe do t’i vërë në dukje dobitë e saj. Ky është thelbi i ligjit natyror, që është themel i shërimit mjekësor, mbështetje për ruajtjen e trupit të shëndoshë dhe të fortë, si dhe është bërthamë e mjekësisë si shkencë.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author