Sistematika është disiplinë shkencore me anë të së cilës mund të kategorizohet dhe të ndahet në grupe pothuaj në: organizma, vende, nocione (terme), ngjarje, procese etj. Nga aspekti i Biologjisë, sistematika është disiplinë, e cila merret me emërtimin dhe me klasifikimin e organizmave, duke sqaruar lidhjet e tyre familjare. Me ndihmën e sistematikës studiohen dhe shpjegohen organizmat e veçantë, por informatat e fituara japin mundësi për shfrytëzimin më të gjerë për nevoja të ndryshme.

Çdo sistem i klasifikimit paraqet sistem të njësive të caktuara hierarkike. Për ti shënuar njësitë sistematike, shfrytëzohet termi takson. Оrganizmat ndahen në grupe (taksone) në bazë të ngjashmërive të cilat përcaktohen sipas qëllimit të klasifikimit (ngjashmërive në bazë të pamjes së jashtme, prejardhjes, përbërjes kimike dhe ngjashëm). Grupet e fituara rregullohen në kategori më të gjëra, ndërsa këto në grupe edhe më të gjëra, kështu fitohen kategori taksonomike, përkatësisht hierarkia e kategorive taksonomike. Sipas asaj, sistematika mund të quhet edhe taksonomi.

Коdeksi i nomenklaturës ndërkombëtare biologjike propozon vargun hierarkik vijues të kategorive taksonomike dhe të emrave të tyre:

•  Regnum – mbretëri,

•  Divisio – ndarje,

•  Classis – klasë,

•  Ordo – rend,

•  Familia – familje,

•  Genus – gjini,

•  Species – lloj.

Sipas sistemit bashkëkohorë për klasifikim taksonomik, gjithë organizmat e gjallë grupohen në pesë mbretëri:

–  mbretëria Monera (mbretëria prokaryote)

– Bacteria dhe Cyanophyta,

–   mbretëria Protista (mbretëria еukariote)

– Protozoa (para shtazorët) dhe Algae (аlgat),

–  mbretëria Fungi (algat),

–  mbretëria Animalia (shtazët),

–  mbretëria Plantae (bimët).

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author