Ishte episodi i 38-të i Pokemonit në të cilën animatorët përshkruajnë sulmin elektrit të Pikachut me një seri të shpejtë dritash të ndezura. Sipas njoftimeve, këto drita ndezëse ishin faktori kryesor për nisjen e këtij kaosi. Një mjek në lidhje me këtë tha:
“…. Shkuan në një gjendje “trans”, e ngjajshme me hipnozën, duku u ankuar pë frymëmarje të shkurtë, vjellje dhe vizion të keq….” (Snyder 1997).
Lajmi u përhap si zjarri pasi kanalet tjera televizive përsërisnin klipin i cili shkaktoi që shumë fëmijë të vuanin nga kjo sëmundje. Një nga viktimat e portretizoi përvojën e tij duke potencuar:
“Në fund të programit ishte një shpërthim, dhe une isha i detyruar ti mbyllja sytë për shkak të një drite të madhe të verdhë e cila ngjante me blicin e kamerave” (MSNBC 1997).
Një tjetër 15 vjeçare thekson: “Ndërsa po shikoja dritat blu dhe të kuqe që ndriçonin në ekran, ndjeva që trupi im u bë i tensionuar. Nuk mbaj mend se çfarë ndodhi më pas.” Pas këtij incindeti tragjik, TV Tokyo shprehi keqëardhje dhe kërkoi falje publike dhe gjithashtu pezulloi shfaqjen e Pokemon-it.
Mijëra nëna u nisën rrugëve dhe protestuan kundër politikës së kanalit televiziv dhe i gjithë ky kaos arriti në atë pikë saqë Kryeministri i Japonisë ishte i detyruar të ndërhynte. Më vonë pas një hulumtimi të plotë nga ekspertët arritën në përfundim se dritat ndezëse që u paraqitën në ekran shkaktuan epilepsi fotosensitive (PSE) duke shkaktuar vjellje dhe simptoma të tjera.
Përgatiti dhe Përshtati:
WWW.STUDENTET.MK