Autizmi është gjendje që paraqitet gjatë tërë jetës e cila ndikon në komunikim dhe raportet me njerëzit e tjerë. Edhe pse autizmi si termin ka qenë i definuar para 50 vjetëve, kjo sipas gjitha gjasave ka qenë pjesë e gjendjes së njeriut gjatë historisë.
Ne këtu do të japim disa tregues për ate se çka eshtë autizëm dhe çka jo:
Autizmi është …
Çrregullim pervaziv në zhvillim i cili i përfshin aspektet biologjike ose defektet organike në funksionimin e trurit;
Te meshkujt paraqitet 4 herë më shumë se te femrat;
Përfshin individ me vështirësi të thella në mësim tek personat me intelegjencë mesatare dhe të lartë;
I lidhur me shkakatar të njohur organik si psh. Rubela e nënës, skleroza.;
I lidhur me epilepsi tek 1 /3 e individeve të adoleshentve;
Në shumë raste i lidhur gjenetikisht;
i asocuar me pergjigje të pazakonta dhe stimulime shqisore
I paaftë gjatë tërë jetës për nevojat e domosdoshme të jetës – i nevojitet përkrahje permanente në të shumtën e rasteve.
Autizmi nuk është …
Rezultat i stresit emocional;
dëshira për ti ikur kontaktit social ;
Rezultat i largimit të prindërve ,, prindër të ftohtë”;
mentalisht i sëmurë ;
Gjeni i kuptuar gabimisht (edhe pse ne disa raste kanë talente speciale ne disa fusha .)
I shërueshëm (edhe pse përmirsime mund të ketë në të gjitha rastet).
Prevalenca e autizmit
Statistika më e cituar 5 deri 10.000 të lindur kjo ka të bëjë me autizmin klasik të njohur si sindrom i Kanerit.
Hulumtuesit tregojnë se prevalenca mund te jetë deri 91 në 10.000 persona .
Në Gjermani 2 në 10.000
Në Japoni 16 në 10.000
Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese.
Në doracakun diagnostifikues të përdorur për klasifikimin e aftësive të kufizuara, DSM-IV (Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, 1994), “Çrregullimi autist” listohet si një kategori në nëndarjen e “Çrregullimeve Pervasive të Zhvillimit”.
Diagnoza e çrregullimeve autistike vendoset atëherë kur individi manifeston 6 nga 12 simptomat e listuara në tre fushat kryesore : ndërveprimi social, komunikimi, dhe sjellja. Kur femijët shfaqin sjellje të njëjta, por nuk plotësojnë kriteret për çrregullime autizmi, ata mund të marrin një diagnozë të Crregullimeve Pervasive të zhvillimit.
Çrregullimet e autizmit përbëjnë aftësitë e kufizuara të përcaktuara në mënyrë specifike në Aktin apo Ligjin për Arsimim të individëve me aftësi të kufizuara” Individuals with Disabilities ACT” (IDEA), legjislacioni federal amerikan sipas të cilit femijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara marrin arsim special dhe shërbime që lidhen me të.
Ky ligj, i cili përdor termin “autism”, e përcakton çrregullimin si një aftësi të kufizuar, që ndikon në mënyre të dukshme në komunikimin verbal dhe joverbal dhe në ndërveprimin social, evidente kryesisht para moshës 3 vjeç, që ndikon në mbarvajtjen e arsimimit dhe edukimit të një fëmije. Karakteristika të tjera që lidhen me autizmin janë kryerja e veprimeve në mënyrë të përsëritshme, lëvizje të herë pas hershme steriotipe, rezistencë ndaj ndryshimeve të ambientit, apo ndryshime në rutinën e përditshme, si dhe kundërpërgjigje jo të zakonta ndaj eksperiencave shqisore.
SHKAQET
Shkaqet e autizmit janë te panjohura. Studjues janë duke vëzhguar dhe duke bërë kërkime në fusha si në dëmtime nervore dhe mungesa të ekuilibreve biokimike në tru. Këto çrregullime nuk janë shkaktuar nga faktorë psikologjikë.
Aspekti mjeksor – kush e shkakton autizmin
• aspekti gjenetik ;
• infeksione virusale
• gjendja metabolike ;
• dhe sindromet tjera .
Karakteristikat
Disa ose të gjitha karakteristikat e mëposhtëme mund të vihen re në mendje në forma të rënda:
-Probleme komunikimi(p.sh. përdorimi dhe të kuptuarit e gjuhës)
-Vështirësi në mardhenie me njerëzit, objektet dhe ngjarjet
-Lojë e pazakontë me lodra dhe objekte të tjera
-Vështirësi me ndryshimet në rutinë ose ambiente të njohura dhe
-lëvizje të vazhdueshme e të përsëritura të trupit ose përsëritje të sjelljes
Karakteristikat klinike- Çregullimi I interakcionit social- Tregon se sikurse të tjerët mos të ekzistojnë, ka kontakt të vogël me sy dhe nuk përgjigjet kur I flet. Nuk reagon në gëzime, hidhërime të tjerëve, nëse I duhet me kujdes të merr dhe të dërgon në vendin e caktuar.
Janë konfuz, jo të qetë, destruktiv dhe sjellje agresive
Komunikimi ( 20) nuk flasin, përserisin fjalët, nuk i përdorin lidhëzat psh, kanë zë të larte ose shumë të ultë. Zëri mund të duket mekanik.
Kanë të çregulluar imagjinatën, nuk mund të shoqërohen me të tjerët. Ata nuk dijnë të luajnë si moshatarët e tyre
P.sh kamioni – vetëm rrota
Çrregullimi kognitiv – 75% të tyre kanë dëmtime intelektuale. Por një pjesë e tyre kanë aftësi befasuese në muzike – ata i quajmë Savant.
Lëndohen shpesh kanë problem me kordinim
Sillen në vend ndaj një rrethi.
STUDENTET.MK