Nga parashikimet e ekspertëve shpjegohet se njeriu duhet ti merr të gjitha substancat e nevojshme për funksionim normal të organizimit, por njerëzit më shumë i përkushtohen ëmbëlsirave dhe pastave duke minimizuar mineralet dhe vitaminat. Megjithatë organizmi ka një mënyrë që i tregon këto mungesa nëpërmjet shfaqjes së simptomave.
1. Flokë dhe thonjë të dobët
Kjo ka mundësi të jetë nga mungesa e biotinit, vitamin ky i cili gjendet në drithëra, vezë, produkte të qumështit, arra dhe salmon. Problemet e lëkures të tilla si aknet, acarime, thatësi dhe inflamacion tregojnë mungesë të biotinit.
2. Probleme me tretjen
Nëse ju keni paraqitje të kapsllëkut ose probleme me diarre dhe nuk keni bërë një ndryshim eventual me dietën tuaj dhe jeni të sigurt në ushqimet e juaja atëherë organizimi tregon se ju keni mungesë të vitaminës B3 e cila është e rëndësishme për detoksifikim. Kjo vitaminë gjendet në mish, peshk, vezë, arra, perime të gjelbërta dhe drithra.
3. Shtatzania
Gjatë shtatzënisë rekomandohet më shumë acid folik (vitamina B9) se normalja, sepse është e nevojshme për zhvillimin e duhur të fetusit. Burimi më i mirë i acidit folik është perimet me gjethe të errëta si spinaqi, lakra, brokoli dhe bishtajore.
4. Mavijosje
Nëse në lëkurën tuaj papritur dhe befasisht paraqiten mavijosje, kjo është një shenjë që mund të tregojë për mungesën e vitaminës C, vitamin ky i cili është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e imunitetit, dhe gjithashtu e rëndësishme për forcën dhe elasticitetin e enëve të gjakut. Kjo vitaminë gjendet në limon, portokaj, citrus, luleshtrydhe, kivi dhe ananas.
5. Sy të skuqur
Zgjerimi i kapilarëve të gjakut në sy mund të tregojë mungesën e vitaminës B2 (riboflavin), e cila është e domosdoshme për vizion, zhvillim dhe gjenerim të energjisë. Ajo gjendet më së shumti në produktet e qumështit, vezët, mishin, peshkun, perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe rrushi i thartuar.
6. Dhimbje në këmbë
Ky është një nga simptomat tipike të mungesës së magnezit që ka deri në 300 funksione në trup, duke përfshirë një që lejon punën normale të muskujve. Magnezi gjendet në perime me gjethe jeshile, arra, bishtajore, drithëra të palara dhe peshk.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK