-Buzëqeshja është pjesa më e rëndësishme e fytyrës suaj.
-Kohë është për buzëqeshje!

Buzëqeshja është pjesa më e rëndësishme e fytyrës suaj. Buzëqeshja e bukur lë përshtypje më të bukur për ju. Nëse ajo është tërheqëse dhe duket e shëndetshme, mund t’ju marre disa vite nga pamja juaj e përgjithshme. Nga ana tjetër, nëse buzëqeshja juaj i zbulon dhëmbët e nxirë, të shtrembëruar, të prishur ose dhëmbë që mungojnë, asnjë tip i kirurgjisë plastike nuk mund t’ju ndihmojë. Nëse dëshironi të dukeni më të ri, mund ta arrini këtë me stomatologjinë estetike. Mbani mend se gjithçka fillon me buzëqeshjen… Për fat të mirë buzëqeshja e Holivudit më tepër nuk është privilegj vetëm i të famshmëve!

Nëse akoma nuk i keni kushtuar vëmendje të mjaftueshme krijimit të buzëqeshjes së përsosur, koha është që të përpiqeni me stomatologjinë estetike moderne. Ajo paraqet lidhje të teknologjisë moderne dhe artit dhe jep rezultat të përsosur për një periudhë të shkurtër kohore.

-Si të dukeni dhe të ndjeheni më të ri?

Roli i stomatologjisë estetike në përmirësimin e pamjes më shpesh nënvlerësohet dhe interpretohet gabimisht. Për shembull, shumë njerëz besojnë se vetëm me nofulla mund të përmirësohet pamja e buzëqeshjes së tyre dhe gjithsesi kjo nuk është larg të vërtetës. Sot janë tëkapshme shumë teknika moderne stomatologjike të cilat thjesht, lehtë dhe pa dhimbje mund të mundësojnë përputhshmëri, simetri dhe pamje natyrale të dhëmbëve tuaj

-Impiante dentalë

Impiantet dentalë gjatë 25 viteve të fundit përjetuan avancim të madh si në raport me formën, ashtu edhe me cilësinë, duke paraqitur vegël të përsosur për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur natyral për shkaqe të ndryshme. Të gjithë sistemet impiante janë përpunuar prej titani me cilësi të lartë, me përqindje të ndryshme të pastërtisë dhe të mbështjella me film të hollë në sipërfaqe, që mundëson osteintegrim (lidhje) prej 100 % të njëjtit me eshtrën e nofullës. Impianti i vendosur e kompenson rrënjën e humbur të dhëmbit dhe e parandalon humbjen e mëtejshme të indit eshtëror. Ai shërben për mbindërtimin e tij me kurorën artificiale të porcelanit ose si bartës i konstruksionit më të madh protetik.

-Dental wellness

Me kalimin e viteve te dhëmbët krijohet guri i dhëmbëve, ndërsa pirja e duhanit dhe kafeja, vera e kuqe nuk janë të mira për buzëqeshje të shkëlqyer. Që ta ktheni buzëqeshjen e shkëlqyeshme rekomandohet „dental wellness“. Fjala është për pastrimin e gurit të dhëmbit, pastrimin e mishrave të dhëmbit, shkëlqimi, masazhi i gingave, zbardhmi dhe lyerja me shtresë mbrojtëse në bazë të fluorit. Goja është tërësisht e freskuar, ndërsa dhëmbët përsëri e kthejnë shkëlqimin e vet.

-Korrigjimi i „gummy smile“

„Gummy smile“ është buzëqeshje që e zbulon pjesën më të madhe të gingivës. Problemi qëndron në aktivitetin e rritur të muskujve rreth gojës, gjatë së cilës vjen deri te ngritja e buzës së sipërme. „Gummy smile“ mund të korrigjohet në kombinim me botoks dhe teknika moderne stomatologjike. Botoksi vepron te muskujt, gjatë së cilës zvogëlohet lëvizshmëria e tij. Si rezultat i kësaj buza e sipërme nuk ngrihet si më parë.

-Restaurime kompozite

Trend në praktikën dentare është qasja jo invazive dhe trajtimi i pacientëve, i cili mundëson traumë sa më të vogël dhe rezultatet më të mira deri te buzëqeshja që të gjithë e dëshirojmë. Në kohën e sotme prodhuesit e pllombave aq shumë i kanë përsosur nano-kompozitet që rrallë kush mund të vërejë dallim dhëmbi prej pllombës. Kandidatët për këtë tip të intervenimit janë pacientët me diastemë (hapësira mes dhëmbëve), anomalitë ortodente, dhëmbët me fraktura (të thyer), dhëmbët e abraduar, dhëmbëttetraciklik, të ngjyrosura me kalimin e viteve, etj. Ana pozitive është se nuk ka efekte negative.

-Zirkonium (Zirconium) kurora dhe ura jo të metalta
Kurorat dhe urat prej zirkoniumi janë teknologjia më moderne sot në stomatologji.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S