Dhimbja e fytit, tretja e dobët dhe humbja e peshës janë gjëra që shpesh nuk i kushtojmë vëmendje, por sipas pohimeve të fundit të ekspertëve, problemet e vogla mund të jenë simptomë e një problemi shumë më serioz.
Këto janë disa nga simptomat që duhet të merren shumë seriozisht:
Kollitja
Kemi ende një sezon të gripit, dhe kollitja është diçka që nënkuptohet, por nëse nuk ndalet, mund të jetë një simptomë e problemeve serioze, siç është kanceri i sistemit të laringut, tiroides ose sistemit limfatik.
Ndryshimet në tretje
Në një studim të drejtuar nga Katrina Whitaker, 18 për qind e gjithë njerëzve kanë përjetuar ndryshime në tretje. Megjithëse këto ndryshime janë shpesh rezultat i ushqyerjes së dobët ose i barnave, nëse përsëriten vazhdimisht, ato mund të jenë një simptomë e kancerit të zorrëve.
Probleme urinare
Nëse vëreni gjak në urinë, ska rëndësi nëse jeni grua ose burrë, keni dhimbje ose nevojë të vazhdueshme për urinim, është koha për të kontaktuar doktorin tuaj, pasi kjo mund të jetë simptomë e kancerit të fshikëzës, veshkave ose kancerit të prostatës.
Dhimbje e pashpjegueshme
Dhimbja e vazhdueshme në trup është gjithmonë një sinjal i telasheve dhe mund të jetë çdo gjë – nga kanceri i eshtrave deri te kanceri ovarian. Studiuesit pohojnë se vetëm 40 përqind e atyre që ndjejnë dhimbje të rënda janë të shqetësuar, ndërsa të tjerët janë të pakujdesur.
Dhimbje të fytit
Nëse dhimbja nuk lidhet me ftohjet ose gripin dhe është e rëndë dhe këmbëngulse, mund të tregojë një gjendje shumë më serioze, si kanceri i fytit.
Humbje peshe
American Cancer Society raportoi se një humbje e pashpjegueshme e peshës (dhjetë ose më shumë kilogram) mund të jetë shenja e parë e kancerit.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK