Më herët apo më vonë, ne të gjithë e kemi përjetuar situatën e padëshiruar kur aksidentalisht kemi fshirë një skedar të rëndësishëm, hardisk-u na është prishur ose pasi të kemi kryer format-in na kujtohet se në këtë proces kemi humbur qindra foto selfie. Në rast se nuk keni bërë back-up (në cloud) ju mund të zgjedhni njërën nga këta dy opcione. Duke pasur parasysh se të qajturit nuk është një opcion i mirë, ne ju rekomandojmë që të shkarkoni dhe të instaloni programin MiniTool Power Data Recovery Free 8. Kjo zgjidhje softverike është e njohur dhe përdoret pa pagesë deri në një nivel të përdorimit.

MiniTool PDR është një mjet jashtëzakonisht i thjeshtë për t’u përdorur. Ajo që ju duhet të bëni është të zgjedhni pajisjen në të cilën mendoni se dosjet e humbura ishin të vendosura dhe të presin që kërkimi të kryhet. Pas shkallës fillestare të skanimit, do të merrni një listë të gjërave që janë gërmuar nga hapësira më e thellë astral në hard drive dhe do të keni mundësi për t’i nxjerrë ato në botën e të gjallëve.

Versioni Free i MiniTool PDR ju lejon të riktheni të dhëna ku pesha maksimale e të cilave nuk duhet të tejkalojë 1GB, por kufizime të tilla nuk janë një gjemb në sy, veçanërisht nëse ndodh e keqja me dokumente dhe jo filma Blu-ray.

Versioni i tetë apo më i riu ka një user interface të ri si dhe më të mirë për përdoruesit. Prapa UI fshihet një engine shumë më i optimizuar për nxjerrjen më të shpejtë të të dhënave. Është një fakt i lavdërueshëm që tani, ju mund të ndaloni skanimin në momentin që shihni skedarin e dëshiruar në listë që rifreskohet në kohë reale. Përveç kësaj, skedarët e shfaqur mund të nxirren kur mjeti vazhdon të skanon hard diskun.

 

 

Burimi: it.mk

About Author

Admin_S