Unë kam njohuri mbi ekzistimin e dyqaneve të lira në internet si dealextreme ose focalprice, por përveç atyre ekzistojnë faqe tjera të internetit si eBay, ku ju mund të klikoni “Bleni tani” ose të provoni fatin tuaj me ndonjë ofertë.

Normalisht kur dikush shet ndonjë produkt të shtrenjtë – ai vendos një “çmim të rezervuar”, kështu që nuk do të ishte rast ku ai të shiste një automjet për $1. Vetem pak, – kjo është pikërisht ajo që ndodhi!

Siç rezulton, një firmë që merret me shitjen e makinave në Australi bëri një gabim dhe vuri makinën (BMW 1997 sedan) për shitje online me një çmim prej një dollar. Një djalë e provoi ofertën duke e ditur se kjo nuk mund të ishte serioze – por çuditërisht, shitësi i makinave nderoi transaksionin dhe ai mori makinën e tij të re për vetëm 1 dollar.

 

Përktheu dhe përshtati:

WWW.STUDENETE.MK

About Author

Admin_B