Karcinoma e pankreasit është shumë agresive dhe prognozë shumë e keqe për pacientët. Megjithatë, shkencëtarët kanë dëshiruar të arrijnë një zbulim të madh me të cilin barnat që përdoren për trajtimin e skizofrenisë mund të parandalojë rritjen dhe përhapjen e tumoreve të pankreasit.
Receptor për dopamine neurotransmetuese mbështesin rritjen dhe përhapjen e kancerit të pankreasit, ndërsa barnat që përdoren për shërimin e shizofrenis e ndalojnë sekretimin e këtij receptori, në bazë të hulumtimit në Universitetin “McGill” dhe Qendra Gjermane për Kërkimet e Kancerit .
– Përqindja e mbijetesës pesë-vjeçare të pacientëve me kancer është rreth 63 për qind, por për ata që vuajnë nga kanceri në pankreas numri është i pandryshuar për tre dekada, – tha Yasser Rijazalhoseini të “McGill”.
Jörg Hoajsel, i cili udhëhoqi studimin së bashku me Rijazalhoseini shpjegon se problemi me kancer pankreatik është se ai nuk tregon shenja dhe simptoma për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye shumë vonë diagnostifikohet. Përveç kësaj, biologjia e këtij tumori është agresive dhe fillon të metastasizohet shumë herët. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ky kancer zhvillon me shpejtësi rezistencën e barnave në dispozicion të kimioterapisë.
– Ne kemi gjetur se receptori i gjeneve dopamine DRD2 është dukshëm më aktiv në qelizat e kancerit sesa në qelizat pankreatike të shëndetshme. Gjithashtu, niveli i proteinës DRD2 i gjetur në qelizat e kancerit ishte katër herë më i lart se normalja – shpjegon Riazalhosaini.
Duke përjashtuar këtë gjen, shkencëtarët kanë vënë re se rritja e tumorit ka rënë dhe se janë formuar më pak tumore. DRD2 është një molekulë kyçe në shizofreninë dhe është objekt i substancave të shumta aktive psikofarmakologjike.
Droga që bllokon funksionin e DRD2 ka qenë në dispozicion që nga viti 1950. Duke përdorur këto substanca, shkencëtarët kanë arritur të ngadalësojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave tumorale.
“Fakti që ne kemi treguar se barnat ekzistuese që ndikojnë DRD2 janë rezultate premtuese në trajtimin e kancerit të pankreasit, hap rrugën për një kalim të shpejtë në provat klinike”, thanë autorët.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK