Një studim i ri i kryer në Japoni zbuloi se nevoja për të urinuar natën, e quajtur nocturia, mund të lidhet me hipertensionin dhe konsumimin e lartë të kripës.

Nocturia është një gjendje në të cilën njerëzit zgjohen gjatë natës sepse kanë nevojë të urinojnë. Shkaqet e zakonshme të shkuarjeve të shpeshta në tualet natën përfshijnë futje të lartë të lëngjeve, çrregullime të gjumit dhe pengim të fshikëzës.
Njerëzit pa nocturia mund të flenë deri në 8 orë pa u urinuar, por disa mund të kenë nevojë të ngrihen një herë gjatë natës. Individët me nocturia mund të zgjohen 2-6 herë gjatë natës.

Nocturia mund të jetë një shenjë e problemeve tjera shëndetësore, duke përfshirë prolapsën e fshikëzës, tumor të fshikëzës ose prostatës dhe çrregullime të tjera që ndikojnë në kontrollin e sfinkterit. Gratë shtatzëna dhe njerëzit me zemër ose mëlçi të sëmuar dhe gjithashtu me diabet mund të përjetojnë gjithashtu edhe nocturian si problem.

Derisa ne plakemi, trupat tanë prodhojnë më pak hormon antidiuretik që na mundëson të mbajmë lëngjet trupore – kjo çon në prodhimin më të madh të urinës gjatë natës. Të rriturit e moshuar gjithashtu tentojnë të humbin kapacitetin mbajtës dhe kanë më shumë gjasa që të kenë probleme mjekësore që ndikojnë në fshikëz.

Sipas një sondazhi të vitit 2003 nga Fondacioni Kombëtar i “Gjumit”, përafërsisht dy të tretat e respondentëve, të cilët ishin midis moshës 55 dhe 84 vjeç, raportuan se përjetonin nekturi të paktën disa net në javë.

Reduktimi i kosumimit të kripës mund të ndihmojë me nocturia-n.

Një ekip hulumtues paraqiti rezultatet e studimit të tyre të fundit në Takimin e 83-të Vjetor Shkencor të Shoqërisë Japoneze të Qarkullimit (Circulation). Sipas gjetjeve të tyre, shkuarjet në tualet për të urinuar gjatë natës mund të lidhen me marrjen e tepërt të kripës dhe presionin e lartë të gjakut.


“Studimi ynë tregon se nëse keni nevojë të urinoni natën – çregullim i quajtur nocturia – mund të keni presion të lartë të gjakut dhe / ose lëngje të tepërta në trupin tuaj”, thotë autori i studimit Dr. Satoshi Konno, i Divizionit të Hipertensionit në Tohoku Rosai Spitali në Sendai, Japoni.

Hulumtimet e mëparshme treguan se konsumimi i tepërt ditor i kripës dhe hipertensioni kanë një ndikim negativ në nocturia. Në Japoni, njerëzit zakonisht konsumojnë më shumë kripë se ato në vendet perëndimore dhe për këtë arsye, popullsia japoneze mund të jetë në rrezik më të lartë të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut.

Megjithëse njerëzit në vende të tjera priren të kenë zakone të ndryshme të ushqyerjes, kur bëhet fjalë për kripë, rezultatet e këtyre studimeve sugjerojnë se kontrolli i duhur i marrjes së kripës dhe presionit të gjakut mund të jetë i rëndësishëm për trajtimin e nocturias, pavarësisht nga kombësia.

About Author