Kjo është ajo që ju rrezikoni nëse nuk e dini mjeksinë qe fshehët pas tij. Zhytja është një aktivitet rekreativ i sigurt dhe i dobishëm për trupin dhe mendjen. Aksidentet janë të rralla, një nga rreziqet është sëmundja e dekompresionit (Sëmundja e Kesonit), një sëmundje inflamatore e shkaktuar nga kalimi i shpejtë nga një mjedis me shtypje të lartë në një mjedis me shtypje të ulët.

Azoti, një gaz i tretur natyrshëm në inde, lirohet duke shkaktuar gjenerimin e flluskave që irritojnë endotelin, muret e brendshme të enëve të gjakut. Në përgjigje të këtij acarimi, endoteli liron një “pluhur” qelizor ( “DustCell” në anglisht, i përbërë nga citokina) që detyron qelizat e bardha të gjakut të marrin një formë të ngjashme me atë të një polipu.

Për shkak të këtij ndryshimi, qelizat e bardha të gjakut kapën për enët e gjakut, dëmtojne muret e tyre dhe kalojnë në inde duke shkaktuar inflamacion.

Cilat janë shkaqet?

Kjo patologji paraqitet tek zhytësit, të cilët ngrihen në sipërfaqe pa lejuar asgjesimin gradual të azotit.

Si shfaqet vetë ajo?

Në përgjithësi, të gjitha çrregullimet që lindin pas ngjitjes paraqiten si pasojë e sëmundjes së dekompresionit. Rreziku varet nga lloji i indeve të ndezur. Shpesh këto janë simptoma të vogla, të tilla si kruajtje dhe ndjenja e lodhjes. Ndonjëherë dëmi është më serioz: marramendje, ënjtje e gjymtyrëve, probleme në këmbë, paralizë e përkohshme. Ndërsa kur dëmi është traumatik, me shkatërimin e indeve të mushkërive, quhet embolia e gazit arterial (EGA).

Si trajtohet?

Të gjitha format e sëmundjes të dekompresionit kërkojnë dy ndërhyrje në fillim: pini ujë për të holluar apo zbërthyer grimcat inflamatore dhe thithëni sa më shumë oksigjen për të bllokuar qelizat e bardha të gjakut. Në raste të vogla, çrregullimi i dekompresionit kalon plotësisht brenda 30 minutave. Nga ana tjetër, në raste serioze, duhët arritur sa më shpejtë në spital.

A mund të bëhet parandalimi?

Për të praktikuar sportin e zhytjes është e nevojshme të fitoni patentë. Gjatë trajnimit, zhytësit do të udhëzohen në kohët e caktuara për një ngjitje sa më të suksesshme: në përgjithësi duhet të ngjitet 10 metra për minutë, dhe të bëni një ndalesë të shkurtër të sigurisë (që mund të zgjasë nga katër deri në pesë minuta) 5 metra nga sipërfaqja e ujit. Rekomandohet fuqimisht një vizitë mjeksore nga një mjek që njeh mjekësinë e zhytjes.

Drejtori i Qendrës Hyperbaric të Ravennës

Publikuar: 4 Korrik 2019

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author