Gripi është sëmundje akute virusale, e cila më së shpeshti paraqitet gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Është sëmundje ngjitëse, dhe si e tillë paraqitet te të gjitha grupmoshat.
Karakterizohet me:
– teshtimë
– kollitje
– rrjedhje të hundëve
– kollë e thatë
– dhimbje koke
Parandalimi:
Duke e pasur parasyshë se ky virus lehtë trasmetohet, nëpermjetë kollitjes, teshtitjes, apo gjatë bisedimit, ju paraqesim disa këshilla të cilat ju mbrojnë nga kjo virozë:
– Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë
– Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
– Mos prekni gojën, sytë dhe hundën me duar të papastërta
– Ushqehuni shëndetshëm
– Bëni aktivitet fizik
– Bëni gjumë të mjaftueshëm
– Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni
Trajtimi:
Zakonisht kjo sëmundje virale, është lehtë e trajtueshme, sugjerohet qëndrimi në shtëpi, ushqim i pasur me vitamina e sidomos me vitaminë C, pirje të lëngjeve, çaj ose supë e pasur me perime.
Rekomandohet një lugë e vogël mjaltë në mëngjes dhe mbrëmje, posaçërisht nëse ndjeni dhimbje në fyt.
Por, ndonjëherë ky virus mund të përkeqësohet dhe të bëhet më agresiv, duke u paraqitur inflamacione sekundare si: pneumoni, bronhitis, sinusitis, sëmundje të veshit…
Ilaç natyral kundër kollës:
250 – 300 ml ujë
½ kg qepë të kuqe (500 gram)
250 gr mjaltë
Përgatitja:
Pastrojeni qepen nga lëvozhgat dhe ndane në copa të mëdha.
Në një tenxhere të thellë, ngrohni ujin dhe vendosni qepët e prera ne copëza .Uji duhet ti mbulojë qepët plotësisht.Përmbajtja duhet te gatuhet 35 – 40 min. në temperaturë mesatare, ku do vie deri te përfitimi i një mase viskoze. Pas kësaj e kulloni masën dhe e vendosni në një enë të ftohet.
Pasi kjo përzierje të jetë ftohur, përzieni 250 gr mjaltë dhe ruajeni shurupin në frigorifer.
Në rastin e kollës progresive, përdorni një lugë gjelle nga kjo përmbajtje tre herë në ditë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK