Në kohën e të Dërguarit të Zotit Muhamedit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) në shekullin e shtatë, kishte nëntë xhami në Medine, të cilat tani gjenden në Arabinë Saudite. Shkolla e parë u shfaq në vitin 622 dhe nga këtu u përhap ideja e shkollimit, kështu që një shkollë tjetër u shfaq në Damask, Siri, në vitin 744. Kordoba e shekullit të tetë, në Spanjë, kishte shkolla, dhe nga fundi i shekullit të nëntë pothuajse çdo xhami kishte shkolla fillore për edukimin e djemve dhe vajzave.

Në moshën gjashtë vjeçare, pothuajse të gjithë djemtë, përveç të pasurve (të cilët kishin tutorë privatë), dhe disa vajza filluan shkollën fillore. Shkollimi ishte normalisht i lirë sa që ishte i arritshëm për të gjithë. Një nga mësimet e para në shkrim ishte të mësosh se si të shkruash 99 emrat më të bukur të Zotit dhe ajetet (versetet) e thjeshta nga Kurani. Kjo u pasua nga një studim i plotë i Kuranit dhe udhëzime në aritmetikë.
Deri në shekullin e dhjetë, mësimi filloi të largohej nga xhamitë dhe shtëpia e mësueseve, që do të thotë që gradualisht shkollat filluan të zhvilloheshin. Kjo fillimisht ndodhi në Persi.
Pastaj, deri në vitin 1066, selxhukët ndërtuan shkollën Nizamiyah, të quajtur me emrin e themeluesit të saj, Vizier Nizam al-Mulk nga babi i Bagh. Kjo ishte shkolla e parë e përshtatshme që ishte e ndarë në objekte të veçata mësimore për djem dhe për vajza. Sidoqoftë, shkollat u krijuan dhe pagat u caktuan mësuesve në ditët e para të Islamit.

Ashtu si shumë objekte Islame, edhe shkollat u ndërtuan pa ndonjë kursim, njëashtu edhe bukuria dhe pamja e jashtme ishte në konsideratë të madhe. Secila shkollë kishte një oborr me një, dy, tre, ose katër salla të harkuara me hark të hapur dhe të lidhur drejtpërdrejt me oborrin, të cilat u përdorën për mësime, një sallë e lutjes, dhoma akomodimi individuale dhe një kompleks mjekësor. Shteti ose kalifati ushtronin mbikëqyrje mbi mësimdhënien, ndërsa mësuesit duhej të kishin leje përpara se të mund të jepnin mësime.
Një edukator musliman i shekullit të 14-të, Ibn al-Haxhxh kishte shumë për të thënë për shkollat: “Shkollat duhet të jenë afër çarshive ose në rrugë të ngjeshura, jo në një vend të izoluar. Është një vend për mësimdhënie, jo kuzhinë për të ngrënë, kështu që djemtë nuk duhet të sjellin ushqim ose para. Në organizatë, një mësues duhet të ketë një zëvendës për t’i vendosur nxënësit në vendet e tyre, gjithashtu në klasë, biseda, të qeshurit dhe shakatë janë të ndaluara “.

Një shkollë në Bagdad, Irak në vitin 1980


Deri në shekullin e 15-të, Osmanlinjtë kishin revolucionarizuar shkollat duke vendosur komplekse mësimi në qytete si Stambolli dhe Edirne në Turqi. Sistemi i tyre shkollor quhej Kulliye dhe përbënte një arsim ku mësimi zhvilloje në kampuse, ku brenda tyre kishin xhami, spitale, shkolla, kuzhina publike dhe zona ngrënieje. Këto e bënin mësimin të arritshëm për një publik më të gjerë duke ofruar gjithashtu ushqime falas, kujdes shëndetësor, dhe nganjëherë akomodim. Fatih Kulliye në Stamboll ishte një kompleks i tillë, me 16 shkolla që mësonin shkencë dhe teologji.

Kompleksi universitar i Bayezid II Kirilliye në Edirne, Turqi brenda saj kishte një xhami, medrese (shkollë) dhe spital.

Shumë studentë në shekullin XXI do të donin një arsimim të tillë falas, dhe megjithëse shekulli XIV mund të duket si shumë kohë më parë, por metodat e organizimit, logjistikës dhe sistemet e institucioneve të atëhershme mund të ofrojnë disa rregulla për organizimin e arsimimit sot.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B