Stereotipi i shahistit është dikush që është i zgjuar, logjik dhe i mirë në matematikë. Kjo është arsyeja pse kaq shumë prindër në mbarë botën janë të prirur t’i dërgojnë fëmijët e tyre të luajnë shah, me shpresën se loja e shahut mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të inteligjencës së birit ose vajzës së tyre dhe t’i ndihmojë ata të kenë sukses në një larmi të gjerë lëndësh.

Por përveç që shahu të jetë një lojë e shkëlqyeshme, a ekziston vërtet ndonjë provë që të tregojë se të luash shah mund të të bëjë më të zgjuar?

Shumë artikuj tregojnë se shahistët shfaqin mesatarisht, aftësi njohëse superiore në krahasim me ata që nuk luajnë shah. Dhe aftësitë e nevojshme për të luajtur shah ka treguar gjithashtu që lidhen me disa masa të intelegjencës, siç janë memorja dhe shpejtësia e përpunimit të informatave.

Lojë e trurit

Nocioni që të luash shah të bën më të zgjuar shkon diçka si kjo: shahu kërkon përqendrim dhe inteligjencë, dhe pasi matematika dhe shkrim-leximi kërkojnë të njëjtat aftësi të përgjithshme, atëherë edhe praktikimi i shahut duhet të përmirësojë arritjet akademike të dikujt.

Instituti i Arsimit kreu një hetim të madh për të provuar efektet e udhëzimit të shahut në aftësitë akademike te diku rreth 4,000 fëmijëve britanikë.  
Rezultatet e publikuara së fundmi ishin zhgënjyese, dukej se shahu nuk luante asnjë efekt në nivelet e zhvillimit të fëmijëve në matematikë, shkrim lexim ose shkencë. 
Menjëherë, komuniteti i shaut vuri në dyshim besueshmërinë e rezultateve, veçanërisht duke pasur parasysh që studimet tjera ofrojnë një pamje më optimiste në lidhje me përfitimet akademike të udhëzimeve të shahut.  

Vlerësimi i provave 

Komuniteti i shahut ka të drejtë të kritikojë studimin e fundit, pasi vuan nga disa mangësi që ndoshta zhvlerësojnë rezultatet. 
Para se të publikoheshin rezultatet, ne kemi kryer një hulumtim të të gjitha studimeve në terren. Rezultatet treguan disa efekte të moderuara të udhëzimit të shahut në aftësinë njohëse dhe arritjet akademike – veçanërisht në matematikë. 

Është e qartë, të luash shah përfshin një shkathtësi aritmetike dhe gjeometrike, dhe hartimi i lojërave matematikore ose ushtrimeve me materiale shahu, mund të jetë akoma një mënyrë e thjeshtë dhe argëtuese për të ndihmuar fëmijët të mësojnë.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author