Me të vërtetë shqiptimi i emrave tanë është prej gjërave më të bukura, që mund t’i dëgjojnë veshët tanë. Andaj kur ne e mbajmë mend emrin e një personi dhe e thërrasim në atë emër, atëherë një gjë e tillë nuk do të thotë se ne kemi arritur ta përfitojmë vëmendjen e tij, por në të njëjtën kohë kemi arritur ta përfitojmë edhe zemrën e tij dhe po ashtu tek ai do të lëmë përshtypje të mira dhe do të bëjmë të ndjehet i gëzuar.
Prandaj, nëse e takon një person, atëherë bëj shumë kujdes të mundohesh ta fiksosh fytyrën e tij, së bashku me emrin e tij, në mënyrë që herën tjetër të mos e kesh problem rikujtimin e tij. Nëse nuk je i sigurt rreth emrit të tij, apo rreth mbamendjes së tij, atëherë pyete edhe një herë për emër dhe mundohu që gjatë bisedës ta cekësh disa herë emrin e tij, në mënyrë që të arrish ta mbash mend.
Pasi ta kesh bërë këtë dhe pasi ta kesh praktikuar me disa raste të ndryshme, do të befasohesh me fuqinë dhe potencialin që do ta fitosh në mbajtjen mend të fizionomisë dhe emrave të njerëzve.
Libri – Fuqia e vetëkontrollit
STUDENTET.MK