Searching Algorithm (Algoritmi i Kërkimit) për të gjetur një libër në raft

Supozoni se dëshironi të kërkoni një libër specifik në një raft. Librat nuk janë të rregulluar në ndonjë mënyrë specifike. Nëse keni nevojë ta gjeni librin për kohë më të shkurtë, si do ta bënit atë?

Ju mund të jeni duke menduar “Unë do ta kërkoj librin nga fillimi deri në fund dhe do ta gjej”. Në këtë rast, ju do të kërkoni për libra një nga një nga fillimi deri në fund të raftit. I njëjti koncept zbatohet në Linear Search (Kërkimin Linear). Por, sikur libri të jetë në skajin tjetër të raftit? Procesi i mësipërm mund të zgjasë shumë dhe nuk do të ofrojë një zgjidhje efikase.

Tani, le të provojmë një mënyrë tjetër. Së pari, rendisni librat sipas rradhitjes alfabetike, pastaj kërkoni për librin që gjendet në mes. Le të supozojmë se ne jemi duke kërkuar për një libër që fillon me shkronjën J (shembulli i mëposhtëm është dhënë sipas alfabetit të gjuhës angleze).

Meqenëse jemi duke shikuar pozicionin e mesëm, pozicioni i mesëm mes shkronjës A dhe Z është shkronja M, dhe jo shkronja J.

Ne e dimë që shkronja J gjendet para shkronjës M. Pra, le të fillojmë të kërkojmë për shkronjën J në pozicionin e mesëm prej shkronjës A deri te shkronja M. Shkronja G është elementi i mesëm, dhe përsëri shkronja J nuk është gjetur.

Meqenëse shkronja J gjendet në mes shkronjës G dhe shkronjës M, kështu ne arritëm që ta gjejmë shkronjën J duke implementuar Binary Search (Kërkimin Binar).

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author