Rrethimi gjeofizor(geofencing) është një shërbim i bazuar në vendndodhje, në të cilin një krijues i një aplikacioni ose një platforme/programi tjetër përdor GPS, RFID, Wi-Fi ose të dhëna celulare për të dërguar mesazhe si SMS, Email ose njoftime në aplikacionin përkatës kur pajisjet mobile hyjnë, dalin ose qëndrojnë të parkuara në vendndodhjen gjeografike.
Ju mund të zgjidhni dhe shënjoni një zonë gjeografike nga një hartë dhe të vendosni një pengesë dixhitale rreth saj. Kjo zonë e ‘rrethuar’ tani mund të zbulojë dhe komunikojë me pajisje të lëvizshme që shkelin territorin e saj.
Megjithëse ka mjaft raste përdorimi nëpër industri, por mendjet tona të marketingut kryesisht e lidhin atë me marketingun e afërsisë.
Rrethimi gjeofizor i jep krijuesit të saj aftësinë për të dërguar mesazhe me SMS, Email ose njoftime të bazuara në Aplikacione në pajisjet mobile që hyjnë, dalin ose qëndrojnë të parkuara në zonën e shënuar.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK