Instituti Amerikan i Studimeve Politike ka bërë një analizë që tregon se pasuria e 20 miliarderëve më të pasur është rritur për 742 miliardë dollarë. Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë është më e madhe për 4,000 miliardë dollarë, raporton Business Insider.

Analiza tregon se nga 18 Mars 2020 deri më 18 Mars të këtij viti, pasuria e 2365 miliarderëve është rritur për 54%, ose 4,000 miliardë dollarë.

Raporti thekson se 20 miliarderët më të pasur tani janë më të pasur për 742 miliardë dollarë, që është një rritje prej 68%.

Një raport nga organizata ndërkombëtare Oxfam, i lëshuar në fillim të këtij viti, tregon se miliarderët tani janë më të pasur me rreth 3.9 trilionë dollarë.

Këto para do të ndihmonin çdo person në botë të  mos  binte në varfëri për shkak të pandemisë, dhe  ato do të ishin të mjaftueshme  për të furnizuar me vaksina  gjithë botën.

Përgaditi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author