Shpesh njerëzit i ngatërrojnë termet midis shtetësisë dhe kombësisë kur përshkruajnë nga vijnë dhe prejardhjen e tyre të trashëguar kulturore. Kur bëhet fjalë për çështjet e imigracionit, megjithatë është e rëndësishme të kuptohet ndryshimi midis dy termave, të cilët shpesh përdoren gabimisht në vend të njëri-tjetrit.

Fjala kombësi i referohet vendit ku ju keni lindur, d.m.th. një vendlindje, ndërsa shtetësia jepet nga një qeveri e një vendi kur plotësohen disa kërkesa ligjore. Në shumë mënyra, shtetësia mund të shihet si një status politik sepse tregon se cili vend ju njeh si qytetar. Kombësia ka të bëjë më shumë me marrëdhëniet midis jush dhe vendit tuaj të lindjes dhe shpesh mund të shihet si etnike ose e lidhur me racën. Shtetësia mund të luhatet pasi që ju mund të jeni qytetar i shumë vendeve njëkohësisht dhe gjithashtu mund të hiqni dorë nga shtetësia juaj në një vend. Nga ana tjetër, kombësia nuk mund të ndryshohet, sepse është e lindur.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Admin_S