HTML (Hypertext Markup Language) përcakton strukturën e faqeve të internetit dhe përcakton se si të dhënat shfaqen në internet. Kjo që po lexoni tani, është pjesë e kodit të HTML-së, i lexuar dhe interpretuar nga shfletuesi juaj.
Markup Language (Gjuhë Shënuese)
HTML është një lloj gjuhe shënuese, e cila shënon të dhëna brenda tagjeve të HTML-së, të cilat përcaktojnë të dhënat dhe përshkruajnë qëllimin e tyre në faqen e internetit. Shfletuesi i uebit pastaj lexon HTML-në, i cili i tregon gjëra të tilla si, cilat pjesë janë tituj, cilat pjesë janë paragrafë, cilat pjesë janë linqe, etj. HTML përshkruan të dhënat në shfletues, dhe shfletuesi pastaj tregon të dhënat në përputhje me rrethanat.
Sidoqoftë, ky nuk është programim. HTML përdoret për qëllime strukturore në një faqe në internet, jo ato funksionale. Gjuhët programore kanë qëllime funksionale dhe HTML, si markup language (gjuhë shënuese) nuk bën asgjë në kuptimin që bën një gjuhë programore.
HTML nuk përmban asnjë logjikë programimi, nuk ka deklaratat e kushtëzuara të tilla si if/else, nuk mund të deklaroni variabla dhe nuk mund të shkruani funksione, nuk i modifikon ose manipulon të dhënat në asnjë mënyrë, nuk mund të marrë input dhe të shfaqë output.
Në HTML, ju nuk mund të llogaritni së paku edhe shumën e shprehjes 2 + 2, kjo pasiqë nuk është një gjuhë programore.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK