Xheli nga aloe vera njihet gjerësisht për zbutjen e djegies dhe shërimin e plagëve. Por ae dini se kjo bimë mund të përdoret shumë më tepër se një lule dekorative në shtëpinë tuaj?
Xheli nga aloe vera ka një histori të gjatë të përdorimit për qëllime shërimi, që daton nga Egjipti i lashtë. Fillimisht nga Afrika e Veriut, Evropa Jugore dhe Ishujt Kanarie, aloe vera kultivohet në klimat tropikale anembanë botës.
Trajtimin e djegieve
Sëmundja e refluksit gastroesofegal (GERD) është një çrregullim i tretjes që shpesh shkakton djegie. Konsumi i xhelit aloe vera zvogëlon rrezikun e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ndihmon edhe për probleme të tjera të tretjes. Toksiciteti i ulët i kësaj bime e bën atë një ilaç të sigurt dhe të butë për të shumë sëmundje.
Mbajtja e prodhimeve të freskëta
Në studimin e vitit 2017, të botuar në internet në Universitetin e Kembrixhit, u ekzaminuan bimë si domatet, të veshura me xhel aloe. Raporti tregoi prova se shtresa e xhelit me sukses bllokoi rritjen e shumë llojeve të bakterieve të dëmshme në perime. Rezultate të ngjashme u gjetën në një studim të ndryshëm me mollë. Kjo do të thotë se xheli nga aloe mund të ndihmojë frutat dhe perimet të qëndrojnë të freskëta dhe të eliminojnë nevojën për kimikate të rrezikshme që zgjasin jetën e produktit.
Një alternativë për larje dhe shpëlarje të gojës
Studiuesit zbuluan se ekstrakti i aloe veras është një alternativë e sigurt dhe efektive për larje të gojës. Përbërësit e bimëve natyrale, të cilat përfshijnë një dozë të shëndetshme të vitaminës C, mund të bllokojnë bakteriet. Gjithashtu mund të zvogëlojë gjakderdhjen në gojë ose mishrat e fryrë.
Rregullon sheqerin në gjak
Dy lugë aloe vera xhel të përditshme rregullon nivelet e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet tip 2.
Laksativ natyral
Aloe vera konsiderohet si një laksativ natyral. Klinika Mayo rekomandon që aloe vera mund të përdoret për të reduktuar kapsllëkun, por herë pas here. Ata këshillojnë që dozë prej 0.04 deri 0.17 gram xhel ose lëng të jetë e mjaftueshme.
Kujdesi për lëkurën
Kur është fjala për lëkurën, gjëja e parë që vjen në mendje është padyshim aloe vera. Përdoret për lëkurë të hidratuar dhe të shëndetshme.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK