Celularët iPhone duket se po humbasin kurorën e aparateve më të shpejtë e më të fuqishëm teksa një model android ka mposhtur së fundmi homologun e tij më të famshëm.
Në përpjekje për të matur performancat e celularëve, përdoruesit e YouTube i kanë testuar në mënyra të ndryshme celularët e kompanive më të mëdha, duke i krahasuar se cili operon më shpejt.
iPhone i kompanisë Apple ka vazhduar t’i mposhtë të gjithë rivalët Android, derisa radha i erdhi testit me OnePlus5, një celular me sistem procedimi Android, që më në fund e ka mposhtur iPhone, duke u bërë celulari më i shpejtë në botë. Modeli i ri i kompanisë kineze me bazë në Shenzhen sapo është lëshuar në treg dhe nisja rezultoi spektakolare. Për më shumë ndiqni videon e ekspertëve të pavarur
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK