Ne vazhdimisht dëgjojmë se antioksidantët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë dhe ne madje përpiqemi të ushqehemi me produkte që përmbajnë antioksidant për të parandaluar sëmundjet. Por a e dimë me të vërtetë se si antioksidantët ndikojnë për një shëndet më të mirë dhe cilat ushqime përmbajnë më shumë?
Çka me saktësisht janë antioksidantet?
Antioksidantët janë substanca që mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikalëve të lirë. Shumë ekspertëmendojnë se dëmi i bërë nga radikalët e lirë është një faktor domethënës në zhvillimin e arteriosklerozës, kancereve të ndryshme, sëmundjeve të zemrës, Alzheimerit dhe Parkinson dhe shumë sëmundjeve të tjera kronike. Kjo është arsyeja pse antioksidantët janë të domosdoshëm në mbrojtjen e trupit nga këto sëmundje. Ekziston gjithashtu një teori që radikalet e lira janë fajtor kryesor për plakjen e parakohëshme te njerëzit.
Kur preni një copë mollë, ajo do të fillojë të oksidohet (errësohet) në sipërfaqe për një kohë të shkurtër. Kjo ndodh për shkak të procesit normal të oksidimit që ndodh në të gjitha qelizat në natyrë, përfshirë edhe ato në trupin tonë.
Por gjatë këtij procesi, disa qeliza dëmtohen dhe shndërrohen në radikale të lira. Radikalet e lira është një term i përdorur për të përshkruar qelizat e dëmtuara që mund të jenë problematike dhe kërcënojnë shëndetin. Ata quhen të lirë sepse u mungon një molekulë e rëndësishme dhe përpiqen ta “vjedhin“ atë molekulë nga qelizat e tjera.
Kur radikalët e lirë sulmojnë, ata nuk vrasin qelizat e tjera për të fituar molekulën që u mungon, por shpesh dëmtojnë, dëmtojnë ADN-në, dhe kështu krijojnë një terren për sëmundje. Më e keqja nga të gjitha, një radikal i lirë nuk dëmton vetëm një qelizë, por krijon një reagim zinxhir.
Sidoqoftë, si rezultat i funksionimit normal të qelizave, krijohet një përqindje e vogël e radikalëve të lirë, dhe shpesh ato nuk janë problem i madh sepse kontrollohen nga antioksidantët që trupi ynë prodhon në mënyrë natyrale.
Një rrezik shumë serioz për shëndetin janë radikalet e lira nga tymi i cigares, ndotja e ajrit ose konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit.
Mënyra e jetesës moderne krijon nevojën për konsum të përditshëm të antioksidantëve në mënyrë që të parandalojë efektin negativ të radikalëve të lirë.Antioksidantët rekomandohet të merren përmes ushqimit dhe shumë rrallë si shtesa dietike. Burimet më të rëndësishme të antioksidantëve janë frutat dhe perimet e freskëta. Por ju duhet të hani ushqime të ndryshme, sepse secili antioksidues funksionon në një mënyrë të ndryshme. Ju nuk duhet të hani vetëm brokoli çdo ditë dhe të prisni që të mbrohen nga sëmundjet.
Shumë vitamina dhe minerale veprojnë si antioksidantë, më të rëndësishmit nga të cilët janë beta-karoteni, vitamina C dhe vitamina E.
Burimet e beta-carotene dhe karotenoids tjera: brokoli, kajsi, asparagus, karrota, misër, speca jeshile, spinaq, domate, shalqi, mango, nektarina.
Burimet e vitaminës C: citroni, luleshtrydhe, raspberry, manaferra, boronica, lulelakër, portokall, speca, domate, perime jeshile.
Burimet e vitaminës E: karota, brokoli, mango, arrat, papaja, kungulli, specat e kuq, spinaqi, farat e lulediellit.
Seleni: ton, viçi, drithëra, arrë braziliane.
Zinku: ushqime të tjera deti, arra, kunguj dhe farat e lulediellit, mishi i kuq, peshku.
Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë: çaj jeshil dhe i zi, rrush i zi, hudhër, qepë, kumbulla të zeza, rigon, kafe, çokollatë e zezë.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK