Kur epidemia e koronavirusit morri përmasa globale, Apple kaloi në sistemin e punës nga shtëpia duke mbyllur dyqanet dhe zyrat e saj në të gjithë botën. Ndërsa efekti i epidemisë u zvogëlua pak dhe u normalizua, kompania filloi të hapë dyqanet e saj. Në fillim të pandemisë, Tim Cook njoftoi në Twitter se Apple do të prodhojë maska. Apple filloi prodhimin e një maskë të veçantë për punonjësit e kompanisë javën e kaluar. Kanali në Youtube Unbox Therapy realizoi një video ku hapi dhe ekzaminoi maskën.
Sipas Bloomberg, maska për fytyrës nga Apple ka filluar t’u shpërndahet punonjësve të korporatave dhe shitjeve me pakicë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Pretendohet se Apple ka përdorur dy maska të ndryshme, duke u furnizuar nga jashtë me maskën e quajtur ClearMask. Maska tjetër u prodhua nga ekipet e Inxhinierisë dhe Dizajnit Industrial të Apple’s për përdorim të brendshëm.
Duke parë imazhet e maskës, shihet se nuk është një model i ndryshëm, por më shumë i ngjashëm me maskat normale me tel. Sidoqoftë, në mënyrë që të përshtatet hunda dhe pjesa e mjkerës më rehatshëm. E bërë nga tre copa pëlhure me cilësi të lartë, maska nuk është e çertifikuar si maskat N95. Sidoqoftë, testet tregojnë se këto maska parandalojnë daljen e grimcave nga goja. Pra, maska i shërben qëllimit të saj siç duhet.
Maskat e zhvilluara nga Apple vijnë në një kuti. Punonjësit përballen me 5 maska të paketuara në këtë kuti. Përveç një maskë, ekziston një pajisje e vogël që lejon personin të rregullojë maskën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo pajisje gjithashtu parandalon dhimbjen e veshit. Në të njëjtën kohë, përveç këtyre, këto maska mund të lahen deri në 5 herë.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK