Njoftimi vjen nga eventi i fundit virtual i Apple ku zbuloi iPhone 12 dhe iPhone 12 Mini. iPhone 12 Pro me 6.1-inç dhe iPhone 12 Pro Max me 6.7-inç vijnë me dimensione më të mëdha në krahasim me modelet e vitit të kaluar, gjegjësisht modelet e iPhone 11 Pro me 5.8-inç dhe iPhone 11 Pro Max 6.5 inç.
Modeli i ri vazhdon të ketë një ekran të jashtëzakonshëm OLED, ai gjithashtu vjen me një dizajn ndryshe nga iPhone-t tjera, këtë herë i modeluar në pamje katrori. Ky do të jetë një lajm i bukur për këdo që është admirues i iPhone 4.
Të gjithë telefonat e rinj iPhone 12 janë mundësuar nga çipi i ri A14 bionic i Apple-it. Gjiganti i teknologjisë pretendon se procesori është “deri në 50 për qind më i shpejtë” sesa procesorët aktual të telefonëve Android. Mjaft mburrje me këtë!
Admiruesit e Apple do të jenë të kënaqur të dinë se për herë të parë ndonjëherë, iPhone është kompatibil me rrjetin 5G. Teknologjia është testuar në 30 vende me operatorë të ndryshëm, për të siguruar që lansimi i modeleve 5G të shkojë si duhet.
iPhone 12 Pro ka një sistem të trefishtë kamerash me 12 megapiksel dhe me lentë të gjerë, telefoto dhe ultra të gjerë. Versioni Max shkrep foto dhe video duke kaluar në një nivel tjetër me një sensor të gjerë që është 47% më i madh. Telefonat e rinj iPhone 12 Pro për herë të parë ndonjëherë do të jenë në gjendje të regjistrojnë, shikojnë dhe modifikojnë video HDR.
Ashtu si modelet iPhone 12 dhe Mini, versioni Pro do të vijë me këllëf magnetik MagSafe, karikues pa tel dhe pajisje shtesë.
Ashut siç është kuptuar edhe më parë, Apple është duke hequr karikuesit dhe kufjet nga kutitë, në mënyrë që të zvogëlojë përdorimin e karbonit.
iPhone 12 Pro do të fillojë me çmimin prej 999$ dhe iPhone 12 Pro Max me 1,099$, me mundësi memorieje prej 128 GB, 256 GB dhe 512 GB.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK