Historianët kanë shënuar se Pitagora i cili e ka zbuluar teoremën e tij të njohur, ka jetuar më tepër se nëntëdhjetë Vite. Ushqimi i tij përbëhej nga buka dhe mjalti. Epoloniosi ka jetuar më shumë se njëqind vite, duke u ushqyer poashtu me bukë dhe mjaltë.

Nuk është për t’u habitur që themeluesi i mjekësisë, Hipokrati, i cli ka jetuar më shumë se 108 vjet, për çdo ditë është ushqyer me mjaltë. Mjalti natyror ishte ushqim shumë i dashur për poetin grek, Enakrijonin, i cili ka jetuar më shumë se 115 vite.

Në festimin e ditëlindjes së njëqindtë të Iulij Romelit, julij Cesari e ka pyetur se ku qëndron fshehtësia e trupit të tij të fuqishëm dhe mendjes së shëndoshë në këtë moshë të shtyer. Ai i është përgjigjur: ”Mjalti në brendi, kurse vaji nga jashtë.”

Është shumë rëndë të vërtetohet teza e përhapur: “Mjalti e zgjat jetën.” Doktori Kroft në librin e tij ”Honey & Health”, thotë: ”Sikur të donim të bëjmë hulumtime në njerëz për t’u përgjigjur në këtë pyetje, do të na duheshin disa gjenerata për ta vërtetuar shkencërisht këtë hulumtim, e kjo është e pamundur.”

Mirëpo, ka disa studime shkencore me mjaltin të cilët janë bërë viteve të fundit. Studimin të cilin e ka inicuar revista e mjekësisë britanike ”B.M.J.” kanë vërtetuar se fëmijët që vuajnë nga jashtëqitja e tepruar, shumë shpejtë lirohen nga këto vështirësi me ndihmën e mjaltit.

Sipas hulumtimeve që i ka kryer një revistë britanike për kirurgjinë në vitin 1988 për përdorimin e mjaltit në plagët e infektuara dhe të thatët mbi të cilat antibiotikët nuk ndikojnë, mjalti është treguar si ilaç shumë efikas.

Revista australiane e mjekësisë “Aust-N-Z-I-ObstetGynecol” në nëntor të vitit 1988 ka publikuar studimin e hulumtuesve australianë ku mjalti është përdorur si ilaç te 15 pacientë të sëmurë të cilëve plagët u janë hapur pas lindjes me operacion cezarian.

Këta hulumtues kanë vërejtur se përdorimi i mjaltit në plagë të hapura ka qenë efikas dhe i këndshëm për të sëmurët. Nuk ka pasur nevojë për qepje të sërishme të këtyre plagëve dhe nënshtrim të sërishëm të operacionit.”

About Author

Previous Post