Pjesa e borxhit të vendeve në zhvillim ka arritur pothuajse 250 përqind të Bruto Prodhimit Vendor.

Borxhi global do të arrijë një rekord 277 trilionë dollarë deri në fund të vitit për shkak të shpenzimeve të mëtejshme nga qeveritë dhe kompanitë në përgjigje të pandemisë së koronavirusit, sipas Institutit Ndërkombëtar të Financave (FMN). Pothuajse dy të tretat e kësaj rritjeje u referohen kryesisht vendeve të zhvilluara të tregut.

“Ekziston një pasiguri e konsiderueshme rreth mënyrës se si ekonomia globale mund të shlyejë borxhin e saj në të ardhmen pa efekte të mëdha negative në aktivitetin ekonomik”, tha raporti, duke paralajmëruar një “sulm të cunamit të borxhit”.

Sipas ketij raporti borxhi total i vendeve të zhvilluara  u rrit në 432 përqind të PBB-së në tremujorin e tretë, një rritje prej 50 përqind krahasuar me 2019.

FMN shton se borxhi i përgjithshëm i SHBA është gati të arrijë $ 80 trilionë këtë vit, krahasuar me 71 në 2019.

Sa i përket euro zonës, borxhi u rrit me 1.5 trilion në 53 trilion dollarë. Sidoqoftë, kjo është më pak se rekordi 55 trilionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Pjesa e borxhit në Bruto Prodhimin Vendor të vendeve në zhvillim ka arritur pothuajse 250 përqind, raporton RT. Libani, Kina, Malajzia dhe Turqia përballen me rritjen më të madhe të borxhit në sektorin jo-financiar.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author