Krahas gjitha librave dhe udhëzimeve që kanë të bëjnë me temën e të qenit student i suksesshëm, këto pak këshilla të mençura dhe të shkurtra mund të ju shërbejnë në masë të madhe.
Jeta studentore sjell momente të mrekullueshme, por edhe situata dhe probleme mjaft stresuese që e bëjnë vitin akademik të vështirë për t’i dhënë fund. Ne ju ofrojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë jo vetëm që të bëheni një student më i mirë, por gjithashtu të mësoni se si të gjeni kohë për argëtim, sepse është e rëndësishme që, kur të ballafaqoheni me dështimin nervoza që akumulohet gjatë këtij procesi t’a orjentoni në drejtim pozitiv.
Njihuni me kolegët tuaj – Ndërsa jeni duke pritur për të hyrë në ndonjë ligjeratë ose provim në koridorin e fakultetit, shoqërohuni me kolegët. Arritja e rezultateve të mira do të varet shumë nga marrëdhëniet dhe miqësinë që keni krijuar gjatë studimeve tuaja, por sigurisht kjo miqësi do t’u sjellë shumë dobi për gjatë karrierës suaj profesionale.
Krijo një rutinë – Le të bëhet mësimi juaj rutinë, diçka si larja e dhëmbëve në mëngjes dhe më pas çdo gjë do të jetë më e lehtë, sepse truri punon më mirë kur shpesh merr informacion të reja. Në këtë mënyrë ju së shpejti do të thithni atë që mësoni.
Ligjerata e parë është shumë e rëndësishme – Shumë nga studentët besojnë se ligjerata e parë është vetëm një hyrje në një lëndë, kështu që ata mendojnë se nuk ka rëndësi. Por pikërisht kjo ligjeratë mund t’ju motivojë për të qenë prezent edhe në ligjeratat tjera.
Njihuni me profesorët – Hulumtimet tregojnë se arsyeja kryesore për dështimin e studentit për të punuar me profesorin është pikërisht mungesa e vullnetit dhe rezistencës së studentit – madje 90%. Mundohuni të flisni dhe njihni profesorët tuaj në ditët e para të studimit, sepse ligjëratat dhe provimet do të jenë shumë më të lehta më vonë.
Mos e bëni fakultetin më të vështirë se sa është – Kjo ndodhë atëherë kur ju shkoni në universitet vetëm për tu ndarë nga prindërit tuaj, njëashtu kur ju nuk ndani kohë ose përpjekje për të prezentuar në ligjerata, për të lexuar ose studiuar.
Plani i mirë + Disiplina = Kohë e lirë për argëtim – Ju mund të argëtoheni nëse keni kohë, dmth nëse jeni mirë i organizuar gjatë kryerjes së studimeve tuaj universitare.
Rënia nga provimi ndonjëherë është e pashmangshme, por është e rëndësishme sa shpejt ngriheni – Mos krahasoni veten me të tjerët dhe mos e krahasoni suksesin ose dështimin tuaj me studentët tjerë. Nëse bieni nga provimi, mos e merrni si një gjë të tmerrshme, por përqendrohuni në qëllimet tuaja menjëherë për të përmirësuar veten kështu që të mos të gjindeni në një situatë të ngjashme.
Suksesi gjithmonë varet nga disa faktorë – Jini modest dhe të kënaqur me provimet e kaluara. Ju do të kuptoni se ndonjëherë edhe 6-ta e provimit është një hap më afër diplomës dhe përfundimit të studimeve.
Fakulteti është i vështirë. Jeta është e vështirë. Jini të guximshëm dhe të vërtetë për veten tuaj – Nëse doni të jeni të suksesshëm dhe të arrini një rezultat që vlerësohet, sigurohuni që kjo do t’ju kërkojë një sakrificë dhe mosprezencë në shumë aktivitete tjera jetësore.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK