Posaçërisht vëmendjen e shkencëtarëve e tërheq betakarotini, substancë (materie) që gjendet në karotë, spinaq, pataten e ëmbël dhe disa lloje të frutave. Betakarotrm është antioksidans. Kjo do të thotë se ai i nxjerr grimcat hiperaktive të oksigjenit që mund të jenë të dëmshme për thartirën e palcës qelizore (ADN), ose proteinë.

Me dëmtimin e ADN-së, grimcat hiperaktive në mënyrë plotësuese e ekspozojnë organizmin e kataraktës dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Këto grimca po ashtu mund t’i shndërrojnë grimcat e kolesterinës në kokrra që i mbyllin (zënë) arteriet.

Analizat e kryera në Universitetin Xhons Hopkins në Amerikë kanë treguar se përqindja e të sëmurëve nga kanceri në mushkëri në proporcion të zhdrejtë me rritjen e nivelit të betakarotinit në trupin e njerëzve të shëndoshë.

Shumë analiza tjera të kryera tregojnë se kjo substantë mund të luaj rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga sëmundjet kancerogjene në gojë dhe gabzherr.

Shkencëtarët amerikanë vlerësojnë se kuota ditore që duhet ta konsumojë çdo person nga kjo materie është 6mg, që mund të gjindet p.sh., në 100 gramë karota ose patate të ëmbla.

Edhe pse përmbajtja e betakarotinit në trup shndërrohet në vitaminë A, megjithatë nuk rekomandohet marrja e këtij në vend të betakarotinit. Vitamina A nuk është antioksidans. Përpos kësaj, doza të mëdha të këtij vitamine mund të shkaktojnë kontraindikacione siç është dhimbja e kokës, konfuzione në mëlçi ose helmim me vitaminën A.

About Author