HURMA
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat. Tezë kjo e cila hedh poshtë faktin e hurmat bëjnë mirë vetëm për gjëndrat tiroide. Pasi ato janë shumë të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë ata që kanë probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangësira si në rastin e anemikëve.
FARA E ZEZË ( nigella sativa )
Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Per t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Veçortë e vajrave acidike të pangopura:
• Ndihmojnë metabolizmen e trupit
• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shume se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
ALOE VERA
Aloe vera njihet për ndikimet pozitive në organizëm. Bima jeshile me xhelin “çudibërës” përdoret prej 2 mijë vjetësh për vetitë e saj terapeutike, të njohura nga të gjithë popujt e antikiteti. Në përgjithësi mund të themi se aloe vera ka efekt laksativ, heq shenjat që lënë plagët dhe kuron inflamacionin. Ajo njihet edhe për efektin e saj dobësues.
Lloje të ndryshme të aloe verës shërojnë në mënyrë efektive plagët. Një studim i kryer në SHBA doli në përfundimin se koha e rigjenerimit pas një operacioni është më e shkurtër nëse lëkura trajtohet me aloe vera.Aloe vera forcon mbrojtjen natyrale të organizmit, pasi ka aftësi baktericide, rigjeneron qelizat dhe është antiseptik. Ajo dezintoksikon dhe pastron organizmin, stimulon prodhimin e endorfinës dhe ka veprim qetësues dhe analgjezik.Aloe vera hidraton indet, ekuilibron aparatin e tretjes në rast dizanterie apo kapsllëku. Është shumë ushqyese nëse konsumohet, pasi ka në përbërje proteina, karbohidrate, kripëra minerale, vitamina, aminoacide dhe enzima.
VAJI I ULLIRIT
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.
FIKU
Ai është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato që ushqejnë me gji foshnjat. Me të mund fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës. Gjethet e fikut janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet dizanterisë dhe pastrimit të veshkave. Lëngu i fikut është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumoret në mushkëri.
HUDHRA
Atyre që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftojë të hanë një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz që e kanë tensionin të ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët që vuajnë nga dhimbja e veshëve.
LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK